Pas pesë orësh në greminë, është nxjerrë më në fund oficeri i RENEA-s, Bledar Beluli.
Ky i fundit kishte rënë në një shpat të thepisur në Malin e Zorgjit në Dukagjin.
Pas më shumë se 5 orësh nga ngjarja, kanë qenë forcat e FNSH-së ata që kanë bërë të mundur nxjerrjen nga rreziku të Belulit.
Helikopteri i Forcave të Armatosura e ka transportuar atë në Tiranë, pasi ka dëmtime në duar dhe në këmbë.
/Albeu/