“ABC News” kërkon informacion për pallatet e shembura, fshihet kryebashkiaku (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“ABC News” kërkon informacion për pallatet e shembura, fshihet kryebashkiaku (film)

09:05 | 07/12/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Tërmeti i 26 nëntorit shkatërroi tre pallate në Thumanë ku fatkeqësisht humbën jetën 24 persona. Grupi i xhirimit të “ABC News” udhëtoi drejt dy njësive bashkiake dhe Bashkisë së Krujës për të marrë një informacion zyrtar mbi akt-konstatimet e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti.

Sipas punonjësve vendorë, Kryebashkiaku i Krujës Artur Bushi nuk gjendej në zyrën e tij. Pas disa tentativash për t’u lidhur me të nga stafi i ABC News kryetari i bashkisë së Krujës Artur Bushi, me anë të një mesazhi deklaroi se ka punë shumë më të rëndësishme, këto ditë. Askush nga zyrtarët e qeverisë vendore në Krujë nuk thyen heshtjen dhe të tregojnë të vërtetën, për tragjedinë e 26 nëntorit.

I paqartë mbetet fakti se përse Bashkia e Krujës nuk sqaron dyshimet e ngritura prej banorëve të Thumanës se 3 pallatet që shkaktuan 24 viktima ishin të dëmtuara që nga tërmeti i 21 shtatorit. Jashtë kamerave ata kanë deklaruar se pas tërmetit të parë disa kohë kanë qëndruar në çadra dhe më pas janë futur në shtëpitë e tyre pasi askush nga qeveria vendore nuk mori asnjë masë.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Zyra e informacionit në Bashkinë e Krujës i tha “Abc News” se kryetari ishte në Fushë Krujë dhe në Thumanë së bashku më inxhinierë duke kryer inspektimet në terren. Ndërsa në njësinë administrative Thumanë u tha që drejtuesi i kësaj njësie gjendej në Krujë në mbledhje me Bushin. Kush nga këto institucione po thotë të vërtetën? Pse po fshihen drejtuesit e qeverisë vendore në Krujë? Një kërkesë zyrtare për informacion Bashkisë së Krujës i është bërë edhe nga Partia Demokratike. Kërkesa ka 5 pyetje të cilat lidhen me dyshimet e ngritura nga banorët e Thumanës.

Ndërsa Prokuroria ka nisur hetimet dhe ka sekuestruar të gjithë dokumentacionet që i duhen për hetim. Burime nga organi i akuzës në Krujë bënë me dije se janë marrë mostra për të bërë analizën në çdo objekt të dëmtuar. Gjithashtu i kanë bërë një kërkesë Bashkisë së Krujës që asnjë objekt nuk do të shembet pa qenë prezent ekspertët e Prokurorisë. Po i njëjti burim saktëson se janë marrë në pyetje të mbijetuarit e 3 pallateve famëkeqe dhe banorë të tjerë. Ndërkohë plasaritje nga tërmeti ka pësuar edhe Prokuroria e Krujës.

/abcnews.al/

Etiketa: ABC NewsArtur Bushiinformacionkryebashkiakupallatet e shembura

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Arrestohet mashtruesi në Durrës: I zhvati 130 mijë lekë tregtarit si “ndihma pas tërmetit”

Arrestohet mashtruesi në Durrës: I zhvati 130 mijë lekë tregtarit si "ndihma pas tërmetit"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com