Numri më i madh i të liruarve është nga Burgu i Fierit, 261 persona, ndërsa Peqini është i dyti me 180 persona
Drejtoria e Burgjeve ka bërë publike emrat e të gjithë personave që do të lirohen në bazë të amnistisë së miratuar nga Parlamenti. Nga të gjitha burgjet e Republikës do të lirohen 958 persona që përfitojnë ulje sipas ligjit. Por nga të gjithë të liruarit vetëm 23 janë gra dhe 7 të mitur. Numri më i madh i të liruarve është nga Burgu i Fierit, 261 persona, ndërsa Peqini është i dyti me 180 persona.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve thekson në njoftimin e saj se “Amnistia hyri në fuqi dje më 21 janar. Proces i lirimit nisi në orët e para të mëngjesit dhe ka përfunduar rreth orës 20:15 të mbrëmjes së djeshme. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve thekson se procesi i zbatimit të Amnistisë ishte i suksesshëm dhe nuk është shënuar asnjë incident.