A do mbahet tubimi i 8 Dhjetorit? Meta: As unë dhe as qytetarët s’mund t’i largohemi frontit të solidaritetit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A do mbahet tubimi i 8 Dhjetorit? Meta: As unë dhe as qytetarët s’mund t’i largohemi frontit të solidaritetit

06:20 | 04/12/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në kushtet kur vendi po vuan pasojat tragjike të tërmetit të 26 nëntori ka vendosur ta shtyjë për një kohë të pacaktuar tubimin e thirrur prej tij në 8 dhjetor, për mbrojtjen e demokracisë dhe kushtetutës.

Këtë vendim ai e bëri publik për herë të parë sot në mbrëmje gjatë intervistës së dhënë për emisionin “Përballë” në RTSH.

Pjesë nga intervista:

Read more

Pas rekordit Itali-Karaburun, Eva Buzo rikthehet në Vlorë dhe përshkon me not ishullin e Sazanit –

Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, lëndohet rëndë 16-vjeçari që drejtonte mjetin –

Përse na zhgënjeve, ne që të besuam! –

Shpërthim me tritol në Lezhë, banesës dykatëshe i vendoset lëndë plasëse –

Gazetarja: Kjo është dëshira dhe shpresa juaj, por ju keni një përvojë të gjatë. Përvoja juaj e gjatë ju thotë që kjo mund të jetë afatgjatë?

Presidenti Meta: Përvoja që kemi nuk është një arsye për të na bërë shumë optimistë, por unë mendoj se rruga më e sigurt që Shqipëria të lërë pas këtë status-quo të krizave të vazhdueshme artificiale, të mungesës së dialogut politik, por për fat të keq edhe të mungesës së marrjes së përgjegjësive për të gjitha pasojat, që pëson vendi apo që pësojnë qytetarët, është rruga e zbatimit të detyrimit kushtetues që populli shqiptar ka vendosur vetë me referendum më 22 nëntor 1998, që ai për çështje të veçanta të shprehet vetë me referendum, pavarësisht qëndrimit apo vlerësimit të forcave të caktuara politike.

Mendoj që kjo do të bënte të mundur që partitë dhe palët të jenë nën presionin e qytetarëve, të interesit të tyre, të interesit publik, të interesit kombëtar dhe jo për fat të keq si deri tani qytetarët shpesh janë viktimë e palëve, e mosmarrëveshjeve të tyre, e mosmarrjes së përgjegjësive nga ana e tyre dhe po kështu edhe vendi.

Kështu që kjo është rruga më e sigurt për mua pas kësaj përvoje kaq të gjatë, që do ta çojë Shqipërinë përpara dhe që do t’i bëjë të gjithë shqiptarët të kenë zë, të dëgjohen dhe mbi të gjitha të vendosin vetë.

Gazetarja: Meqë dolëm tek çështja e referendumit doja t’ju bëja 2 pyetje. Së pari ju keni thirrur një tubim në datën 8 dhjetor në Qytetin Studenti. A i qëndroni kësaj thirrje sërish do të organizohet, i qëndroni thirrjes që i keni bërë popullit për t’u bashkuar ?

Presidenti Meta: Sigurisht që kjo situatë prevalon mbi çdo lloj iniciative tjetër. Tani është momenti i bashkëpunimit, i bashkëveprimit për të përballuar këtë fatkeqësi të madhe, me të cilën po ndeshet vendi dhe sidomos mijëra e mijëra familje të qarkut të Tiranës, të qarkut të Durrësit, të qarkut të Lezhës, por edhe në zona të tjera që janë dëmtuar më pak.

Kjo është prioritare dhe sigurisht që nuk është koha dhe nuk është momenti për të krijuar apo për të mbajtur një fokus tjetër. Sigurisht që kjo nuk do të thotë se unë kam ndryshuar mendim se cila është rruga që do të çojë Shqipërinë përpara dhe që do t’i bëjë shqiptarët të ndihen zot të vetes së tyre dhe të vendit të tyre. Kjo është vetëm një rrugë dhe është rruga e referendumeve, por natyrisht nuk është koha më 8 dhjetor për të tërhequr njerëzit nga terreni, nga ndihma, nga përkrahja që po u bëjnë bashkëqytetarëve të tyre.

Etiketa: 8 dhjetorIlir MetaPresidenti i Republikëstubimi

Të Lidhura

Pas rekordit Itali-Karaburun, Eva Buzo rikthehet në Vlorë dhe përshkon me not ishullin e Sazanit –

Pas rekordit Itali-Karaburun, Eva Buzo rikthehet në Vlorë dhe përshkon me not ishullin e Sazanit –

nga 27
10:22 | 06/06/2026
0

Avokatja dhe notarja shqiptaro-australiane Eva Buzo është rikthyer sërish në Vlorë për të realizuar një tjetër sfidë të veçantë sportive...

Mister në Sarandë! 48-vjeçari grek dërgohet i pajetë në spital dhe braktiset nga shoqëruesit –

Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, lëndohet rëndë 16-vjeçari që drejtonte mjetin –

nga 27
10:08 | 06/06/2026
0

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Sarandë-Delvinë pranë fshatit Karahazh, ku si pasojë ka mbetur i lënduar...

Përse na zhgënjeve, ne që të besuam! –

Përse na zhgënjeve, ne që të besuam! –

nga 27
09:46 | 06/06/2026
0

Aktori dhe regjisori I njohur shqiptar, Mevlan Shanaj i është drejtuar me një letër të hapur kryeministrit Edi Rama, përmes...

Përjashtohen nga policia ish-zv/drejtori i Rendit dhe ish-shefi i komisariatit në Policinë e Lezhës –

Shpërthim me tritol në Lezhë, banesës dykatëshe i vendoset lëndë plasëse –

nga 27
09:08 | 06/06/2026
0

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer orët e para të mëngjesit të së shtunës, pranë një banese në qytetin e...

Para
Tërmeti/ Haradinaj: U angazhuam për 30 minuta pas telefonatës me Metën, Rama nuk më hapi telefonin (film)

Tërmeti/ Haradinaj: U angazhuam për 30 minuta pas telefonatës me Metën, Rama nuk më hapi telefonin (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pas rekordit Itali-Karaburun, Eva Buzo rikthehet në Vlorë dhe përshkon me not ishullin e Sazanit –

Pas rekordit Itali-Karaburun, Eva Buzo rikthehet në Vlorë dhe përshkon me not ishullin e Sazanit –

10:22 | 06/06/2026
Mister në Sarandë! 48-vjeçari grek dërgohet i pajetë në spital dhe braktiset nga shoqëruesit –

Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, lëndohet rëndë 16-vjeçari që drejtonte mjetin –

10:08 | 06/06/2026
Përse na zhgënjeve, ne që të besuam! –

Përse na zhgënjeve, ne që të besuam! –

09:46 | 06/06/2026
Përjashtohen nga policia ish-zv/drejtori i Rendit dhe ish-shefi i komisariatit në Policinë e Lezhës –

Shpërthim me tritol në Lezhë, banesës dykatëshe i vendoset lëndë plasëse –

09:08 | 06/06/2026
“Shqipëria është e shqiptarëve!” Protestat kundër qeverisë pëhapen edhe në diasporë, pas Berlinit do të mbahet miting edhe në Frankfurt

“Shqipëria është e shqiptarëve!” Protestat kundër qeverisë pëhapen edhe në diasporë, pas Berlinit do të mbahet miting edhe në Frankfurt

08:56 | 06/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Pas rekordit Itali-Karaburun, Eva Buzo rikthehet në Vlorë dhe përshkon me not ishullin e Sazanit –
  • Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, lëndohet rëndë 16-vjeçari që drejtonte mjetin –
  • Përse na zhgënjeve, ne që të besuam! –
  • Shpërthim me tritol në Lezhë, banesës dykatëshe i vendoset lëndë plasëse –
  • “Shqipëria është e shqiptarëve!” Protestat kundër qeverisë pëhapen edhe në diasporë, pas Berlinit do të mbahet miting edhe në Frankfurt
  • Këmbimi valutor 6 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pas rekordit Itali-Karaburun, Eva Buzo rikthehet në Vlorë dhe përshkon me not ishullin e Sazanit –
  • Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, lëndohet rëndë 16-vjeçari që drejtonte mjetin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com