Dy foto “për qorrat që s’duan të hapin sytë”
Në reagim ndaj kundërshtimeve për projektin e ri të Stadiumit “Qemal Stafa”, kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Facebook sjell dy foto duke argumentuar se fasada e stadiumit actual do të ruhet. Në fakt statusi i Edi Ramës, vjen pas një debate të zhvilluar mbrëmë në një television kombëtar. Ja se cfarë shkruan Rama:
“Per qorrat qe s’duan te hapin syte, po hapin vetem gojen per te baltosur çdo ide, projekt, pune dhe tani i jane turrur Shtepise se Re te Kombetares, s’ka asnje ilaç! Por per te gjithe ata qe duan te shohin se si do te ruhet fasada e “Qemal Stafes” (e vetmja gje me vlere ne ate germadhe), ja projekt-ideja e integrimit te saj ne zemren e Arenes Kombetare, ku do te jete edhe Muzeu i Kuqezinjve. Dhe vertet s’kemi pare gje akoma ?, sepse gjate zhvillimit te projektit nga ideja ne realitet, transformimi do te jete spektakolar. Pa asnje dyshim Arena Kombetare do te jete nje nga stadiumet me te bukur te Europes.