Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet po ndjek me shqetësim situatën e rëndë të krijuar në vend pas tërmetit të orëve të para të mëngjesit të sotëm.
PDIU i bën thirrje qeverisë të shpallë menjëherë gjendjen e emergjencave për ti dhënë fund situatës koatike në vend.
”Ne shprehim pikëllimin tonë të thellë për humbjet e jetëve njerëzore dhe lutemi për shpirtrat e viktimave e njëherazi shpresojmë që Zoti të forcojë të afërmit e tyre në dhimbjen e tyre të thellë.
Vendi ndodhet në ditën e tij më të vështirë. Rrënoja, jetë njerëzore të humbura, dhe shumë të plagosur e të lënduar e shumë familje të tjera pa një banesë ku të strehoen. Për ketë shkak i bëjmë thirje kryeministrit shqiptar z. Edi Rama të shpallë menjëherë gjendjen e jashtëzakonshme në vend e ti japë fund situatës kaotike që është krijuar në vend. Sot kemi nevojë që të sillemi të gjithë si shtetarë e politikanë të përgjegjshëm,e të jemi të gjithë në funksion të banorëve të lënduar e të pastrehë.
Falenderojmë nga zemra gjithë partnerët e aleatët tanë që u gjendën pranë në këtë ditë të vështirë e veçanërisht vëllezërit tanë shqiptar të Republikës së Kosovës të cilët ishin të parët që erdhen në ndihmë pa asnjë kursim e ndihmuan vëllezërit shqiptar të shtetit amë.
Lusim që kjo ditë dhimbje të kthehet në një ditë reflektimi të thellë për respektin ndaj jetës njerëzore, për mënyrën si duhet të respektojmë natyrën e ligjësitë e saj dhe për përgjegjshmërinë publike që duhet të ketë klasa politike e drejtuese në vend.”, thuhet në reagim.