Pas tërmetit të fuqishëm 6.4 ballë që goditi Shqipërinë nga Kosva janë nisur me dhjetra forca ushtarake dhe të emergjencave civile për të ndihmuar në përballimin e situatës.
Kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj dhe Presidenti Hashim Thaçi kanë shprehur ngushëllimet për viktimat e tërmetit në Shqipëri ndërsa kanë treguar gatishmërinën e shtetit të tyre për ti ardhur në ndihmë vendit tonë.