Presidenti Ilir Meta do të zhvillojë një takim ditën e sotme në Presidencë me Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë.
Mësohet se takimi do të mbahet në orën 17:00 dhe do të ketë në fokus informimin për zhvillimet e fundit në Shqipëri, në kohën kur Gjykata Kushtetuese është në ngërç.
Mësohet se pas takimit, pritet që Kreu i Shtetit të mbajë një deklaratë për mediat.