Katër persona kanë përfunduar në prangat e Policisë së Vlorës dhe Sarandës për vepra të ndryshme penale.
Mësohet se është vënë në pranga shtetasi N.M., 64 vjeç për drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt dhe F.Sh., 26 vjeç, pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur.
Gjithashtu policia ka kapur shtetasit F.A., 45 vjeç dhe E.D., 37 vjeç, të dy banues në Sarandë, pasi i janë gjetur me vete dhe në shtëpi sasi droge.
Vlorë, Sarandë/ Njoftimi i policisë:
Gjatë fundjavës, në vijim të punës së pandërprerë për goditjen e paligjshmërive të ndryshme, Policia ka bërë kapjen dhe arrestimin e 4 shtetasve:
- N.M., 64 vjeç, banues në Vlorë.
Ndalimi i këtij shtetasi në kërkim pasi Gjykata e Apelit Vlorë ka dënuar me 6 muaj burgim për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
- F.Sh., 26 vjeç, banues në Vlorë.
Arrestimi i tij u bë në aksin rrugorë të lagjes “Pavarësia” Vlorë, pasi ky shtetas u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
- F.A., 45 vjeç, banues në Sarandë.
- E.D., 37 vjeç, banues në Sarandë.
Specialistët e Narkotikëve pranë Komisariatit të Saramdës, kanë bërë kapjen dhe arrestimin e këtyre dy shtetasve pasi nga kontrolli personal dhe në banesat e tyre, Policia ka konstatuar lënde narkotike (sasi të vogla) e dyshuar e llojit cannabis sativa.
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprime të mëtejshme.