Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Shkodër – Kryebushat, ku një person ka mbetur i plagosur.
Mësohet se makina tip “Peugeout”, ka përplasur këmbësorin, e si pasojë e përplasjes, këmbësori ka marrë disa lëndime. I plagosuri, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Shkodrës.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjen dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e këtij aksidenti.