Pasi KPA vendosi shkarkimin e gjyqtarit Besnik Muçi, sot ai i ka dërguar një letër Gjykatës Kushtetuese, ku kërkon që ti raportojë nëse i ka mbaruar apo jo afati i mandatit të tij.
Muçi ka shkuar sot në Gjykatë për të vijuar punën si anëtar i saj duke shpërfillur vendimin e Vettingut.
“Pres vendimin nëse më ka mbaruar ose jo mandati. Urdhëresa e KPA është e pa mbështetur në ligj ose Kushtetutë. Menjëherë pas betimit në Presidencë KLP-ja duhet të hiqte statusin e magjistratit dhe Kolegji të ndërpriste hetimin, pasi nuk mund ti shtrijë kompetencat mbi anëtarët e Kushtetueses”, shkruan Muçi në letrën drejtuar Gjykatës Kushtetuese.