Nuk ndalen shqiptarët, 21% më shumë aplikime për azil në janar-shtator – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nuk ndalen shqiptarët, 21% më shumë aplikime për azil në janar-shtator

09:35 | 22/11/2019
në Kryesore
0

Ndonëse kanë normën më të lartë të refuzimit të kërkesave dhe jetojnë në një vend që nuk ka luftë apo konflikte etnike, asgjë nuk i ndal shqiptarët që të përplasen dyerve të Europës si azilantë. Edhe në muajin shtator aplikimet për azil për herë të parë nga shqiptarët në një nga vendet e Bashkimit Europian kanë njohur rritje sipas të dhënave të publikuara nga Zyra e Mbrojtjes Europiane për Azilantët. Gjatë periudhës janar-shtator numri i tyre u rrit me 21% në krahasim me një vit më parë.

Në total për 9 muajt e parë të këtij viti kanë aplikuar për herë të parë edhe 15,469 shqiptarë të tjerë, ndërkohë që për të njëjtën periudhë të një viti më parë numri i aplikimeve ishte 12,835. Vetëm muaji shtator ka pasur 1,734 aplikime të reja, duke shënuar një rritje prej 14% në raport me muajin e kaluar. Shqipëria renditet në 10 vendet kryesore të origjinës së azilkërkuesve në Europë, së bashku me vende si Pakistani, Turqia, Iraku, Kolumbia, Irani dhe Nigeria, por vendi i vetëm europian.

Edhe pse refuzohen, kërkesat rriten

Read more

Nuk e dimë çfarë hamë, siguria ushqimore është një rrezik i përditshëm –

U kap me mbi 160 mijë euro të falsifikuara dhe një makinë të vjedhur, në pranga 19-vjeçari në Shkodër –

Qëllohet disa herë me armë zjarri gjenerali rus në Moskë, autori e priste jashtë shtëpisë së tij –

Zbulohet ‘punishtja’ e drogës te “Ali Demi”, arrestohen dy kushërinjtë në Tiranë (Emrat) –

Vetëm gjatë muajit shtator numri i përgjigjeve negative nga ana e autoriteteve ishte 1321, ndërsa vetëm 57 kërkesave iu dha statusi i refugjatit. Autoritetet përkatëse në BE vlerësuan në shtator se vetëm 47 prej kërkesave duhet të përfitojnë azil. Kjo tregon normën e ulët të pranimeve të kërkesave nga shqiptarët. Aplikantët gjeorgjianë dhe shqiptarë kishin nivelin më të ulët të njohjes (përkatësisht 3% dhe 6%) midis 10 vendeve kryesore të origjinës, shkruhet në raportin mujor. Megjithatë, ka ndryshime në vendet e ndryshme të Bashkimit Europian, në lidhje me nivelin e njohjes për të njëjtin vend origjine.
Në mesin e 10 vendeve të origjinës me numrin më të lartë të aplikimeve në janar-shtator 2019, aplikimet e paraqitura nga sirianët kishin nivelin më të lartë të pranimit dhe njohjes së kërkesës (86%), të ndjekur nga aplikantët turq (53%) dhe aplikantët afganë (48%).

12,680 raste në pritje
Zyra Europiane Për Mbështetjen e Azilkërkuesve raporton se në muajin shtator ishin 12,680 raste në pritje për të marrë një përgjigje. Prej 6430 kërkesa janë të paraqitura në më pak se gjashtë muaj, ndërsa pjesa tjetër po pret të shqyrtohet për një periudhë më të gjatë kohore se aq. Ky është niveli më i lartë i kërkesave që mbeten në pritje për një përgjigje që prej muajit shtator të vitit 2017.

Situata e azilkërkuesve në BE
Më shumë se gjysmë milioni aplikime u paraqitën në Bashkimin Europian gjatë nëntë muajve të parë të 2019, me rritje prej 10% krahasuar me një vit më parë. Si më parë, Sirianët, Afganët dhe Venezuelasit kishin numrin e aplikimeve më të lartë, duke përbërë një të katërtën e të gjitha aplikimeve në Bashkimin Europian.

Shumica e vendeve kryesore të origjinës, ku bën pjesë dhe Shqipëria, kanë parashtruar më shumë aplikime në janar-shtator në 2019 në krahasim me të njëjtën periudhë. Shkalla e njohjes së kërkesës për azil nga Bashkimi Europian ishte e qëndrueshme me rreth 32% në shtator 2019. Rastet e pezullimit në shkallën e parë mbeten të e konsiderueshme. Përveç kësaj, shumë aplikime mbeten në pritje të vendimit për ankimim apo rishikim, deri në fund të qershorit 2019.

A156a9f1 2201 45a4 8180 051cb0385e17 768x351

/Monitor/

Etiketa: 21% më shumë aplikime për aziljanar-shtatorkërkesat rritenShqiptarëtSituata e azilkërkuesve në BEZyra e Mbrojtjes Europiane për Azilantë

Të Lidhura

Protesta kombëtare e opozitës, Alimehmeti: Diktaturat nuk hiqen me votë, por me përballje…

Nuk e dimë çfarë hamë, siguria ushqimore është një rrezik i përditshëm –

nga 27
10:09 | 06/02/2026
0

Mjeku Ilir Alimehmeti ngriti shqetësime serioze mbi sigurinë ushqimore në vend, duke theksuar se qytetarët, në shumicën e rasteve, nuk...

U kap me mbi 160 mijë euro të falsifikuara dhe një makinë të vjedhur, në pranga 19-vjeçari në Shkodër –

U kap me mbi 160 mijë euro të falsifikuara dhe një makinë të vjedhur, në pranga 19-vjeçari në Shkodër –

nga 27
10:01 | 06/02/2026
0

Një 19-vjeçar është arrestuar nga Policia në Shkodër, pasi është kapur me makinë të vjedhur dhe mijëra euro të falsifikuara...

Qëllohet disa herë me armë zjarri gjenerali rus në Moskë, autori e priste jashtë shtëpisë së tij –

Qëllohet disa herë me armë zjarri gjenerali rus në Moskë, autori e priste jashtë shtëpisë së tij –

nga 27
09:47 | 06/02/2026
0

Një gjeneral i lartë në ushtrinë ruse ka mbetur i plagosur pasi u qëllua me armë zjarri në Moskë. Vladimir...

Zbulohet ‘punishtja’ e drogës te “Ali Demi”, arrestohen dy kushërinjtë në Tiranë (Emrat) –

Zbulohet ‘punishtja’ e drogës te “Ali Demi”, arrestohen dy kushërinjtë në Tiranë (Emrat) –

nga 27
09:11 | 06/02/2026
0

Dy persona janë arrestuar nga Policia në Tiranë, pasi akuzohen se kanë përshatur një banesë për përgatitjen e drogës, në...

Para
Aksident masiv, përplasen tre makina në zonën e Astirit

Aksident masiv, përplasen tre makina në zonën e Astirit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Protesta kombëtare e opozitës, Alimehmeti: Diktaturat nuk hiqen me votë, por me përballje…

Nuk e dimë çfarë hamë, siguria ushqimore është një rrezik i përditshëm –

10:09 | 06/02/2026
U kap me mbi 160 mijë euro të falsifikuara dhe një makinë të vjedhur, në pranga 19-vjeçari në Shkodër –

U kap me mbi 160 mijë euro të falsifikuara dhe një makinë të vjedhur, në pranga 19-vjeçari në Shkodër –

10:01 | 06/02/2026
Qëllohet disa herë me armë zjarri gjenerali rus në Moskë, autori e priste jashtë shtëpisë së tij –

Qëllohet disa herë me armë zjarri gjenerali rus në Moskë, autori e priste jashtë shtëpisë së tij –

09:47 | 06/02/2026
Zbulohet ‘punishtja’ e drogës te “Ali Demi”, arrestohen dy kushërinjtë në Tiranë (Emrat) –

Zbulohet ‘punishtja’ e drogës te “Ali Demi”, arrestohen dy kushërinjtë në Tiranë (Emrat) –

09:11 | 06/02/2026
23% e shqiptarëve të arsimuar kanë emigruar, 5400 karta blu për shqiptarët në dekadën e fundit –

23% e shqiptarëve të arsimuar kanë emigruar, 5400 karta blu për shqiptarët në dekadën e fundit –

08:55 | 06/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Nuk e dimë çfarë hamë, siguria ushqimore është një rrezik i përditshëm –
  • U kap me mbi 160 mijë euro të falsifikuara dhe një makinë të vjedhur, në pranga 19-vjeçari në Shkodër –
  • Qëllohet disa herë me armë zjarri gjenerali rus në Moskë, autori e priste jashtë shtëpisë së tij –
  • Zbulohet ‘punishtja’ e drogës te “Ali Demi”, arrestohen dy kushërinjtë në Tiranë (Emrat) –
  • 23% e shqiptarëve të arsimuar kanë emigruar, 5400 karta blu për shqiptarët në dekadën e fundit –
  • Edi Rama një klloun i pakëndshëm, e ka bërë imoralitetin kod të sjelljes së tij –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nuk e dimë çfarë hamë, siguria ushqimore është një rrezik i përditshëm –
  • U kap me mbi 160 mijë euro të falsifikuara dhe një makinë të vjedhur, në pranga 19-vjeçari në Shkodër –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com