Letër bijës 6-vjeçare: Lidja ime e vogël, i kam para sysh lotët e tu… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Letër bijës 6-vjeçare: Lidja ime e vogël, i kam para sysh lotët e tu…

16:28 | 20/11/2019
në Kryesore
0

Para pushkatimit/ Hilmi Hysi i shkruan letër bijës së tij ku i lë amanetet e fundit: “Tani që të shkruaj të shoh sikur të kam përpara; shoh lotët e tu. Lidja!…”. Historia e dhimbshme e 35-vjeçarit të diplomuar në Montpellier, në Francë që u dënua me pushkatim nga shoku i tij i shkollës, diktatori Enver Hoxha.

Nga Luljeta Progni

Letër vajzës 6-vjeçare, ishte i fundit mendim për Hilmi Hysin para se ta pushkatonin. Ishte dita e fundit, orët e fundit. Hilmi Hysi kërkoi nga drejtuesit e burgut që të lejohej të takonte doktor Zymën, që ishte caktuar të mjekonte të burgosurit. E kishte njohur kohë më parë dhe kishin qenë miq. Qëllimi i vetëm i këtij takimi nuk ishte mjekimi i plagëve, por letra që kishte shkruar për Lidian. Pas një bisedë me dhimbje me mikun e tij doktor Zyma, Hilmiu i la letrën dhe nisi rrugën e kthimit në qelinë ku po priste nga momenti në moment ta merrnin për ta çuar drejt pushkatimit.  Doktor Zyma, e çoi porosinë në vend, letrën drejtuar Lidjas ia dorëzoi bashkëshortes së Hilmiut, Myneveres. Është dhimbje çdo shkronjë e rreshtuar në atë copë letër para pushkatimit, dhimbje që do t’i mbetej përjetë në kujtesë bijës së vogël, Lidjas, motrës së saj dhe nënës Mynevere.

Read more

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Letra!

Lidja ime e dashur!

Je ti vajza më e madhe, je ti ajo që do të të takojë të kesh barrën më të rëndë e kujtimet më të shumta. Unë lë në ty shpresën dhe amanetin e fundit. Janë ditët e fundit këto, tani që të shkruaj. Janë mendimet e fundit këto, që më shtynë të shkruaj.

E mendoj dhe ky mendim është tortura ime e vetme, që ju do vuani, që ju do të mundoheni për kafshatën e bukës thatë, që ju do të zvarriteni rrugë më rrugë… që ju nuk do të njihni ç’është lumturia, sepse do t’ju mungojnë të gjitha.

Po, vajza ime e vogël, mos u dëshpëroni për këtë, mos t’ju vijë keq që do të vuani. Jam i bindur se një ditë do të shpëtoni nga të gjitha të këqijat, nga të gjitha vuajtjet.

Dije, Lidja ime e vogël, se ti je shpresa dhe nga sjellja jote do të varet lumturia e nënës dhe motrës sate. Kam bindjen, sigurinë mund të them, se sjellja jote ka për të bërë atë që unë dëshiroj e lutem: të ruhet emri im dhe i juaji. Kjo është lutja që babai me litar në grykë, kërkon nga Lidja e tij e vogël; mos ia moho këtë të drejtë po të mundesh!

Dhe tani që të shkruaj të shoh sikur të kam përpara; shoh lotët e tu. Lili! Derdhi lotët, qaje lumturinë e humbur, qaji përkëdheljet e fëmijërisë, por mos u humb në lot. Harroji këto dhe fillo detyrën tënde Lili ime e dashur, fillo shkollën dhe vazhdoje, mos e lër veten të shuhesh në hidhërim. Në rastet më të vështira, mendo se edhe yt atë ka vuajtur shumë dhe mos u dëshpëro. Kujdes Lili, kujdes në çdo hap të jetës tënde.

Këto ishin porositë dhe lutjet e mia të fundit.

Me mall të puth yt atë Hilmiu!

Tiranë,  janar 1948

Hilmi Hysi, u arrestua në vjeshtën e vitit 1947, i akuzuar për bashkëpunim me grupin e tretë të deputetëve, ku ishte pjesë edhe Riza Dani. Ishte bir i një familje me tradita patriotike, nga Vërzhezha e Skraparit.  Mësimet e para Hilmiu i kreu në shkollën e Vërzhezhës dhe më pas, shkollën plotore në Fier. Kreu me rezultate të shkëlqyera, medalje të artë, Liceun e Korçës atje ku krahas gjuhës frënge, mësoi dhe anglisht dhe më pas filozofi. Në vitin 1932, në kuadrin e 20-vjetorit të formimit të Shtetit të Parë Shqiptar, fitoi Konkursin Kombëtar në Letërsi me novelën “Shqiptarja përpara rrezikut”. Për rezultate të larta në mësime, fitoi bursë nga qeveria e Zogut për Drejtësi në Francë, ku përfundoi studimet e larta shkëlqyeshëm si në Bachelor dhe Master (diplomat e tij ndodhen në katin II të Muzeut Kombëtar, Pavijoni i të Përndjekurve Politikë). Studimet në Francë i nisi më 1 qershor 1935. Në të njëjtën kohë në atë qytet ishte edhe Abaz Ermenji, të cilin e kishte pasur nxënës në gjimnazin e Shkodrës. Në të njëjtin qytet në Montpellier ishte student edhe një tjetër shqiptar që quhej Enver Hoxha.  Hilmiu shkëlqeu në universitetin e Montpellier dhe shokët e tij studentë shqiptarë i këshillonte shpesh që të përqëndroheshin tek mësimet. Një prej tyre kishte qenë edhe studenti Enver Hoxha i cili nuk i ndiqte studimet dhe për këtë Hilmiu i kishte këshilluar shpesh se ishte atje për të studiuar.

Kjo këshillë dhe gjithçka pa në jetën e dyshimtë të studentit shqiptar nga Gjirokastra, do t’i kthehej në telashin e madh të jetës së tij, do ta çonte drejt pushkatimit.

Sipas Protokollit Nr. 21, dt. 6 prill 1939, Hilmi Hysi përfundon studimet për Drejtësi i jepet: “Diplomë de Baçbelier en Droit, Hilmi Hysi Skrapar-Albania”. Firmosur nga Ministër de Edukation Francë.

Pas përfundimit të studimeve u kthye në atdhe ku filloi punë si atashe pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme. Me pushtimin nga Italia, Hilmiu mbeti pa punë ndërsa në vitin 1943 nisi punë si gjyqtar pajtues. Nga martesa me Myneveren, vajzën e Maliq Vlushës, gjithashtu familje patriotësh lindën dy vajzat, Lidja (Lili) Lauraminerva (Beçi).

Në maj të vitit 1945 Himsi Hysi, u emërua kryetar i  Gjykatës Gjirokastër, post në të cilin qëndroi për dy vjet. U arrestua më 4 janar 1947 me dekretin Nr. 261 dt. 4 janar 1947, Presidiumi i Kuvendit Popullor të Republikës së Shqipërisë, pëlqen vendimin e Prokurorit të Republikës, për pushimin nga detyra dhe arrestimin e Hilmi Hysit, “me shërbim në Gjinokastër”.

Gjyqi filloi më 31 dhjetor 1947, një ditë para Vitit të Ri dhe si seancë e parë mbaroi më 3 janar 1948.

Mbas një viti në hetuesi, Hilmi Hysi u dënua si pjesëmarrës në  të ashtuquajturin “Grupi i dytë i deputetëve”. Në këtë grup prej 19 personash, vetëm 6 ishin deputetë, Kostandin Boshnjaku, Riza Dani, Faik Shehu, Islam Radovicka, Uran Filipi dhe Surja Selfo. Me shumicën e të akuzuarve Hilmiu nuk njihej as me fytyrë e jo më të bënin komplot.

E dënuan me vdekje, pa marrë parasysh pafajësinë, punën, përkushtimin dhe moshën e tij, akoma nuk i kishte mbushur 35 vjetët. Nuk morën parasysh kontributin e madh që kishte dhënë vetë dhe gjithë familja e tij. Vëllai i Hilmiut, Abdullai kishte qenë në kamp përqendrimi në Kretë dhe u angazhua më pas me lëvizjen komuniste.

Gjyqi ndaj Himli Hysit e 19 të tjerëve nisi më 31 dhjetor 1947 dhe përfundoi më 3 janar 1948. U dënuan me pushkatim Hilmi Hysi, Riza Dani, Faik Shehu, Islam Radovicka, Uran Filipi, Surja Selfo, Hasan Reçi. Me burgim të përjetshëm u dënuan: Kostandin Boshnjaku, Isuf Hysenbegasi, Demir Kallamata, Hivzi Kokolari, Mestan Ujaniku, Nexhi Bakalli, Ibrahim Hasën, Arif Gjyli, Bexhet Shehu. Ndërsa Adem Beli  u dënua me 20 vjet burg, Halit Gjolena me 20 vjet burg, Kamber Backa me 15 vjet burg.

/Kujto/

Etiketa: diktatori Enver Hoxhadiktatura komunisteGjirokastraHilmi HysiLetër bijës 6-vjeçareLuljeta ProgniRiza DaniVërzhezha e Skraparit

Të Lidhura

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
“Respekt për vlerat e traditës kombëtare shqiptare”, Haradinaj shpall 28 nëntorin ditë pushimi në Kosovë

"Respekt për vlerat e traditës kombëtare shqiptare", Haradinaj shpall 28 nëntorin ditë pushimi në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com