Alibeaj: Agresorët i shërben në zgjedhje kryebashkiakut të Durrësit dhe kryeministrit
Partia Demokratike deklaron se një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në orën 6 e 30 të mëngjesit në mes të Sukthit ku një bandë e armatosur me kallashnikov dhe me maska ka dhunuar biznesmenin Osman Pana.
Sipas të dhënave të PD-së, biznesmeni ishte paralajmëruar nga banda dhe ngjarja vjen pas gjobës që banda i ka vënë ndaj tij. Kreu id epartamentit të Sigurisë në PD-së, Enkelejd Alibeaj thotë se terrori i këtyre bandave në Sukth është i pranishëm prej kohësh, dhe policia e di kush janë personat, por nuk merren masat, sepse sipas tij, maskat e armatosura janë të lidhura me Vangjush Dakon dhe Edi Ramën.
“Janë të njëjtët banditë që kanë terrorizuar qytetarët në zgjedhjet e fundit lokale, që kanë dhunuar komisionerët, banditë që ishin në shërbim të Dako-Ramës. Ky është sundimi i krimit të veshur me pushtet, në Sukth dhe në gjithë vendin”, tha Alibeaj.