Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të vijojë turin e takimeve “Rrugëtimi për Shqipërinë”, ku ditën e sotme do të jetë në qyteti e Lezhës.
Përmes një postimi në “Facebook”, Basha shkruan se takimi do të mbahet në orën 13:30, ku do të zhvillohet një bashkëbisedim me fermerët.
“Rrugëtimit për Shqipërinë” i bashkohen sot në bashkëbisedim fermerët e Lezhës në orën 13:30”, shkruan Basha.