Dy shtetas shqiptarë të pastrehë janë arrestuar nga policia italiane pasi akuzohet se merreshin me trafik droge.
Në momentin e ndërhyrjes nga policia, dy shqiptarët tentuan të largoheshin por skuadra operacionale ka bërë të mundur arrestimin e shqiptarëve në komunën e Passignano sul Trasimeno, rajoni i Umbrias.
Brenda automjetit u gjendën 9 pako me kokainë si dhe iu sekuestrua një sasi të konsiderueshme parash që buronin nga shitja e sasive të lëndës narkotike.