Në kuadër të “Rrugëtimit për Shqipërinë”, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha po zhvillon takime me fermerët dhe të rinjtë në të gjithë Shqipërinë.
Ditën e sotme në orën 12:00, Basha ka njoftuar se do të takohet me fermerët e Lushnjës dhe Divjakës për një bashkëbisedim, për të shpalosur dhe diskutuar platformën e PD-së në qeverisje për bujqësinë.