Gjashtë shqiptarë janë vënë në prangat e karabiniërëve italianë, pasi akuzohen si grabitësit e një milion euro.
6 shqiptarët, emrat e të cilëve nuk bëhen me dije, u denoncuan në një operacion të Policisë italiane kundër një grupi shqiptarësh të specializuar për vjedhje dhe plaçkitje të vilave që vepronte kryesisht në Italinë qendrore dhe veriore. Banda kryente sulme në provincën e Modenës.
Të gjashtë shqiptarët hynin në veprim vetëm gjatë orëve të mbrëmjes dhe të natës nga Roma në qytetet e Italisë së veriut për të vjedhur.
Krimet kryheshin kur njerëzit ishin në shtëpi dhe në shumë raste, përveç parave dhe sendeve me vlerë, hajdutët vidhnin edhe çelësat e makinave të viktimave të tyre që i përdornin për vjedhjet që pasonin.
Hetimi nga oficerët e komisariatit Aurelio, filloi rreth nëj vit më parë kur policët u befasuan kur disa nga të arrestuarit e sotëm, ndryshonin makinat pasi kishin vjedhur në Trevignano dhe Bracciano.
Në këto rrethana ata shpëtonin. Hetimet që u pasuruan me përjime dhe ndjkje në të gjithë territorin e Italisë, nxorën në pah ekzistencën e një grupi profesionist hajdutësh, që mburrej me fitimet për më shumë se një milionë.