Një biznesmen nga Vlora ka rënë në pranga ditën e sotme pasi ka falsifikuar dokumentacionin e origjinës në lidhje me një sipërfaqe toke prej 100 hektaresh në zonën e Zvërnecit.
Në pranga ka rënë Pëllumb Petritaj i cili akuzohet për dy vepra penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.
Hetimet për biznesmenin vijojnë prej 2 vitesh. Më 10 tetor të 2018 biznesmeni u arrestua për të njëjtat vepra penale, por u la i lirë, ndërkohë që seancat ndaj tij kanë vijuar. Policia ekzekutoi masen “Arrest në burg” e caktuar nga Gjykata e Vlorës.