Zbulohet rezoluta e Kuvendit kundër Metës: Emërimi i Xhaferllarit, akt absolutisht i pavlefshëm (foto) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbulohet rezoluta e Kuvendit kundër Metës: Emërimi i Xhaferllarit, akt absolutisht i pavlefshëm (foto)

16:38 | 14/11/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Konferenca e kryetarëve vendosi të thërrasë të enjten një seancë të posaçme parlamentare, në orën 10:00, pikërisht për atë që po ndodh me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

A2 ka siguruar projektrezolutën për të cilën po punohet ende. Drafti i përfunduar do të hidhet nesër në votim.

Në rezolutë thuhet se Kuvendi e vlerëson dekretin e Presidentit për të emëruar Marsida Xhaferllarin në Gjykatën Kushtetuese si një akt absolutisht të pavlefshëm, i nxjerrë në mungesë të kompetencave të kompetencave kushtetuese dhe ligjore të institucionit të Presidentit dhe si i tillë ai konsiderohet nul dhe sikur nuk ka ekzistuar asnjëherë.

Read more

S’kam kërkuar të flas me të kurdisur dhe të çartur –

Shpërthen lënda plasëse në fshatin Grabovë të Përmetit! Plagosen rëndë dy persona, njëri ka mbetur i gjymtuar –

Përfundon në GJKKO seanca për Erion Braçen, deputeti shpallet i pafajshëm –

Izraeli zbulon prapaskenat e skandalit! Si e kërcënoi Netanyahu–Ramën për emërimin e Konsulles –

“Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje Gjykatës Kushtetuese dhe të gjitha organeve publike që ngarkohen nga ligji me detyra në kuadër të funksionimit të Gjykatës Kushtetuese të zbatojnë me përgjegjshmëri dhe përgjegjësi detyrat e tyre dhe të mos zbatojnë Dekretin e Presidentit nr.11350, datë 13.11.2019.

Kuvendi i Shqipërisë i kërkon Komisionit hetimor për shqyrtimin e kërkesës së 55 deputetëve të Kuvendit pë shkarkimin e Presidentit të Republikës të përmbyllë punën e tij brenda afatit të caktuar  në vendimin e Kuvendit datë 03.10.2019 dhe të marrë në konsideratë gjatë punës së tij edhe këtë situatë të krijuar nga Presidenti në lidhje me emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje Presidentit të Republikës të ushtrojë detyrat e tij kushtetuese në lidhje me fillimin e detyrës së gjyqtareve kushtetuese Znj. Arta Vorpsi, Znj. Elsa Toska dhe Znj. Fiona Papajorgji.

Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje Gjykatës Kushtetuese dhe organeve të tjera, që në kuadër të frymës zhbllokuese të Reformës në Drejtësi, të zbatojnë me përgjegjësi detyrat për mundësimin e fillimit të detyrës së gjyqtareve kushtetuese Znj. Arta Vorpsi, Znj. Elsa Toska dhe Znj. Fiona Papajorgji.

Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje Presidentit të Republikës të heqë dorë nga tentativat dhe aktet që bllokojnë zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe funksionimin normal të organeve kushtetuese ku një prej më të rëndësishmeve është Gjykata Kushtetuese.

Kuvendi i Shqipërisë në mënyrë të përsëritur i bën thirrje Presidentit të Republikës të reflektojë duke kthyer institucionin e Presidentit në kufijtë e kompetencave të njohura nga Kushtetuta dhe të mos ndërrmarrë asnjë veprim tjetër në shkelje flagrante të Kushtetutës.

/A2 CNN

Etiketa: anëtarët e gjykatës kushtetueseEmërimi i XhaferllaritIlir Metakonferenca e kryetareverezoluta

Të Lidhura

S’kam kërkuar të flas me të kurdisur dhe të çartur –

S’kam kërkuar të flas me të kurdisur dhe të çartur –

nga 27
13:48 | 03/06/2026
0

Kryeminstri Edi Rama është pyetur ditën e sotme për një nga kërkesat e protestuesve, të cilët i kërkojnë dorëheqjen pas...

Po kalonte rrugën, makina përplas për vdekje këmbësorin në aksin Korçë-Bilisht –

Shpërthen lënda plasëse në fshatin Grabovë të Përmetit! Plagosen rëndë dy persona, njëri ka mbetur i gjymtuar –

nga 27
13:40 | 03/06/2026
0

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë në fshatin Grabovë të Bashkisë Përmet, ku dy persona dyshohet se...

Përfundon në GJKKO seanca për Erion Braçen, deputeti shpallet i pafajshëm –

Përfundon në GJKKO seanca për Erion Braçen, deputeti shpallet i pafajshëm –

nga 27
13:32 | 03/06/2026
0

GJKKO ka marrë vendimin për procesin me palë nën akuzë deputeti Erion Brace dhe i dëmtuar Anduel Çekrezi, për një...

Izraeli zbulon prapaskenat e skandalit! Si e kërcënoi Netanyahu–Ramën për emërimin e Konsulles –

Izraeli zbulon prapaskenat e skandalit! Si e kërcënoi Netanyahu–Ramën për emërimin e Konsulles –

nga 27
13:18 | 03/06/2026
0

Në vitin 2023, Edi Rama ishte i ulur në oborrin e një banesë private në Nev Yarak, diku në Izraelin...

Para
Tentuan kalimin e paligjshëm të kufirit, policia e Dibrës arreston 7 sirianë

Tentuan kalimin e paligjshëm të kufirit, policia e Dibrës arreston 7 sirianë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

S’kam kërkuar të flas me të kurdisur dhe të çartur –

S’kam kërkuar të flas me të kurdisur dhe të çartur –

13:48 | 03/06/2026
Po kalonte rrugën, makina përplas për vdekje këmbësorin në aksin Korçë-Bilisht –

Shpërthen lënda plasëse në fshatin Grabovë të Përmetit! Plagosen rëndë dy persona, njëri ka mbetur i gjymtuar –

13:40 | 03/06/2026
Përfundon në GJKKO seanca për Erion Braçen, deputeti shpallet i pafajshëm –

Përfundon në GJKKO seanca për Erion Braçen, deputeti shpallet i pafajshëm –

13:32 | 03/06/2026
Izraeli zbulon prapaskenat e skandalit! Si e kërcënoi Netanyahu–Ramën për emërimin e Konsulles –

Izraeli zbulon prapaskenat e skandalit! Si e kërcënoi Netanyahu–Ramën për emërimin e Konsulles –

13:18 | 03/06/2026
Presidenti i KE vijon turin në Ballkan! Antonio Costa takon liderët politikë të Kosovës –

Presidenti i KE vijon turin në Ballkan! Antonio Costa takon liderët politikë të Kosovës –

13:12 | 03/06/2026

Më Të Lexuarat

  • S’kam kërkuar të flas me të kurdisur dhe të çartur –
  • Shpërthen lënda plasëse në fshatin Grabovë të Përmetit! Plagosen rëndë dy persona, njëri ka mbetur i gjymtuar –
  • Përfundon në GJKKO seanca për Erion Braçen, deputeti shpallet i pafajshëm –
  • Izraeli zbulon prapaskenat e skandalit! Si e kërcënoi Netanyahu–Ramën për emërimin e Konsulles –
  • Presidenti i KE vijon turin në Ballkan! Antonio Costa takon liderët politikë të Kosovës –
  • Është i fiksuar me mua…! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • S’kam kërkuar të flas me të kurdisur dhe të çartur –
  • Shpërthen lënda plasëse në fshatin Grabovë të Përmetit! Plagosen rëndë dy persona, njëri ka mbetur i gjymtuar –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com