Ndjekje me helikopterë, sekuestrohen 10 kilogramë heroinë
Policia italiane ka shkatërruar një bandë kriminale shqiptare e trafikut të kokainës në Itali dhe në Evropën veriore. Mediat italiane shkruajnë se banda shqiptare akuzohet edhe për vjedhje dhe grabitje.
Operacioni është realizuar në mëngjesin e sotëm në Venecia dhe disa krahina të tjera me ndihmën edhe të qenëve nuhatës dhe helikopterëve. Ndërsa janë lëshuar edhe shumë urdhër arreste. Po ashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe 10 kilogramë kokainë.