Dhjetra fshatra në jug të vendit kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e motit të keq që ka mbërthyer vendin.
Bëhet me dije se në Qarkun e Gjirokastrës, kanë mbetur pa energji 23 fshatra. Në Tepelenë si pasojë e erës së fortë janë shembur telat përcjellës të rrymës duke lënë pa energji 13 fshatra si Rabie, Xhaxhak dhe Levan.
Ndërkohë dhe në Përmet pa energji si pasojë e motit të keq kanë mbetur 3 fshatra pjese e Njesise Administrative Sukë.