UEFA ka zyrtarizuar sot edhe vendin ku do të zhvillohet ndeshja e 17 nëntorit, mes Shqipërisë dhe Francës.
Mesa duket, stadiumi “Arena Kombëtare” e kaloi testin si stadium që do të presë takimin eliminator për Euro 2020 mes kuqezinjve dhe “gjelave”.
Kjo do të jetë ndeshja e parë në ish-stadiumin “Qemal Stafa” që prej rikonstruksionit.
Ditën e djeshme është luajtur në “Arenën Kombëtare” ndeshja testuese midis Apolonisë dhe Vllaznisë ku të pranishëm ishin edhe inspektorë të UEFA-s.