“Liqeni i Zi”, një mrekulli natyrore e fshehur në fshatin Radomirë të Dibrës (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Liqeni i Zi”, një mrekulli natyrore e fshehur në fshatin Radomirë të Dibrës (film)

06:30 | 12/11/2019
në Gossip, Kryesore
0

Nga Samet Zagradi

Nëse ke pak kohë të lirë, dashuron natyrën bio, dhe do të qëndrosh të paktën disa orë larg çdo situate stresuese, bëj gati çantën, vish atlete, bluzë, tuta dhe eja të nisemi tek një mrekulli vetëm një orë larg qytetit të Peshkopisë.
Quhet “Liqeni i Zi” dhe ndodhet 20 minuta larg portës së malit të Korabit, mbi fshatin Tezë në Radomirë. Sigurisht që pasi të vizitohet Liqeni i Zi nuk ka kuptim të mos ngjitesh në majën më të lartë të ballkanit, në malin e Korabit. Merr miqtë e tu më të mirë dhe mendo vetëm pozitivisht sepse ky vend të bën të harrosh çdo gjë.
Udhëtimi drejt Radimirës kalohet pa u marrë vesh duke ecur mes fshatrash dhe pejsazhesh unike të disa Njësive Administrative si Tomini, Kastrioti, Sllova dhe ajo kryesorja  e me fshatrat më të bukur ajo e Radomirës në Kalanë e Dodës. Gjelbërimi  dhe natyra e virgjër të shoqëron gjatë gjithë rrugës, ngado që hedh sytë duke ecur dhe kaluar fshat pas fshati.

Liqeni i Zi, Radomirë 2019

Pas rreth 45 minuta udhëtim arrin në fshatin Tezë, ku të bie në sy mikpritja dhe dashuria e pakursyer e banorëve të fshatit. Të mësuar me fytyrat e reja, ato ofrohen të ndihmojnë edhe kur ndoshta nuk e kërkon atë. Para ngjitjes mund të ofrohet një kafe në hotelet modeste të fshatit, të provosh djathin bio direkt nga baxhot, të shijosh nga poshtë madhështinë e Korabit apo të shohësh xhaminë më të madhe në Dibër të ndërtuar nga vetë banorët me kontributin e djemve të këtij fshati. Ato e duan dhe mbrojnë me fanatizëm vendin dhe traditat apo zakonet e tyre. Nga këmbët e Korabit duke të orjentuar banorët, nisesh mes oazit të drurëve lartë e të shumëllojshëm.
Pisha shumëvjeçare dhe për fat të padëmtuara nga dora e njeriut  të bëjmë hije deri në vendin magjik ku përveç cicërimave të zogjve nuk dëgjon asnjë zhurmë tjetër.

Read more

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

Pavarësisht rrugës pak të vështirë me pak përpjekje ja arrin të dalësh fitimtar dhe gjendesh përballë një mrekullie. Liqeni i rrethuar totalisht me pisha të larta, të jep ndjesi qetësie dhe një ndjesie sikur jeton në një tjetër realitet. Ndodhesh 2200 metër mbi nivelin e detit, afër një liqeni akullnajor ku dimrit ngrin në sipërfaqe dhe ka një hapësirë prej 0.8 ha. Është i pasur me një botë të gjallë dhe formojnë një ekosistem interesant të liqeneve akullnajorë. Ka vlera shkencore gjeologjike, hidrologjike, biologjike, estetike, didaktike, ekologjike dhe kulturore. Shkurt, qartë dhe bukur ai është vendi ideal për të bërë piknik duke qenë sa më afër se kurrë me natyrën. Bimësia rreth tij është kaq e larmishme dhe e dendur duke pasuruar ekologjikisht këtë vend përrallor. Ky vend nuk ka nevojë për filtra instagrami apo ndryshime pasi natyra i ka falur çdo gjë të mundëshme për ta quajtur mrekulli.

Maja e Korabit mbetet synim për ato që kanë guxim dhe forcë. Me pak sforcim për rreth 4 orë mund të jesh në majën e Korabit. Rrugës për në majë syri nuk sheh gjë tjetër përveç mrekullive që natyra bujarisht na ka dhënë. Një vend ku nuk ka nevojë për asnjë lloj filtri pasi bio mbizotëron kudo. Ujvara e Korabit është një destinacion tjetër që mund ta hasësh teksa shkon të shikosh majen e Korabit.
Në kthim, nëse nuk keni ngrënë do tu sugjeroja të ndaleni dhe të shijoni shijen 100% bio. Mishi, kosi, djathi, sallatat e shumë ushqime të pregatitura vetë nga banorët e fshatit në restorantin e Ujmirës, rreth 4 kilometra nga qëndra e fshatit Tezë, në kthim.  Kur të ktheheni jam i sigurt që me plotë dëshirë do të dëshironi të ktheheni sërish të vizitoni, Radomirën, Korabin, Liqenin e Zi dhe çdo mrekulli të kësaj zone.  Madje mendoj që do të na falenderoni që ju treguam një copë mrekullie nga Dibra jonë e dashur.

Etiketa: “Liqeni i Zi”DibërMaja e KorabitRadomire

Të Lidhura

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

nga 27
19:26 | 05/06/2026
0

Konspiracionisti Alfred Çako ka mbajtur një fjalim gjatë protestës qytetare në bulevard, ku ka kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama...

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

nga 27
19:10 | 05/06/2026
0

“Nëse ai investim fillon, bizneset jo vetëm këtu, në Vranisht e Himarë, impaktohen në një mënyrë të jashtëzakonshme. Janë motorë...

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

nga 27
18:56 | 05/06/2026
0

Ka nisur vetëm pak minuta më parë protesta e qytetarëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në mbrojtje të Zvërnecit. Qytetarët...

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

nga 27
18:42 | 05/06/2026
0

Qytetari: Ajo është pronë e grabitur. Rama: Kjo nuk është çështja ime. Qytetari: Nuk është çështja juaj. Është çështje e drejtësisë së korruptuar...

Para
Pas Kadri Veselit, presidenti Hashim Thaçi thirret nga Gjykata Speciale

Pas Kadri Veselit, presidenti Hashim Thaçi thirret nga Gjykata Speciale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

19:26 | 05/06/2026
Pagat në turizëm janë si në Greqi –

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

19:10 | 05/06/2026
“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

18:56 | 05/06/2026
“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

18:42 | 05/06/2026
Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –

Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –

18:30 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Rama s’ka rrugë veç largimit! –
  • Pagat në turizëm janë si në Greqi –
  • “Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër
  • “Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –
  • Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –
  • Qytetari: Prona nuk është kthyer/ Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?!

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rama s’ka rrugë veç largimit! –
  • Pagat në turizëm janë si në Greqi –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com