Pas votimit të dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji nga Kuvendi, ka reaguar Presidenca.
Në një postim në “Facebook”, zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi shkruan se nuk ka asgjë të re nga fronti i Ramaformës!
“Asgjë e re nga fronti i Ramaformës! Presidenti Meta vazhdon vizitën në Paris dhe kur të kthehet në Shqipëri do të ndajë vlerësimet e Tij me qytetarët shqiptarë!”, shkruan Blushi.