Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri për motive ende të paqarta në afërsi të stacionit elektrik në qytetin e Lezhës.
Mësohet se krismat janë dëgjuar për më shumë se 5 minuta. Kjo situatë vuri në alarm Policinë e Lezhës e cila ka rrethuar zonën.