Gjykata e Tiranës jep masën e sigurisë “arrest me burg” për Shpëtim Selimin, të arrestuarin pas përplasjes së banorëve të Unazës me punonjësit e IKMT-së dhe Policisë së Shtetit.
50 vjeçari Selimi u arrestua dy ditë më parë, ndërsa u shpallën në kërkim 7 shtetasit J.M., S.H., F.D., V.D., L.K., Sh.N. dhe G.S., si dhe u procedua në gjendje të lirë 35 vjeçari E.D.,
Policia njofton se këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me gurë e sende të forta punonjësit e IKMT-së dhe punonjësit e Policisë, të cilët ishin duke bërë njoftimin e bizneseve që preken nga projekti i rrugës.
Si pasojë e sulmit me gurë dhe sende të forta mbetën të plagosur 4 punonjës të IKMT-së dhe 1 punonjës i Policisë. Gjithashtu, gjatë sulmit me gurë e sende të forta ndaj punonjësve të IKMT-së dhe punonjësve të Policisë, është dëmtuar edhe një automjet i Policisë.