Zbardhen detaje të reja nga aksidenti fatal në fshatin Bërzhitë të Tiranës, ku dy 17 vjeçare humbën jetën si dhe u plagosën 3 adoleshentë.
Mësohet se adoleshentët kanë qenë në një restorant për të festuar ditëlindjen e njërës prej pasagjereve që ndodhej në mjet, konkretisht të shtetases me inicialet L.M., 14 vjeçe, e cila ndodhet në spital.
Mësohet se drejtuesi i mjetit me targë AA044 LN, Francesk Shaba, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurat dhe pemët anës rrugës. Mësohet se drejtuesi, ishte pa patentë, ndërsa ia kishte marrë makinën babait të tij.
Pak pas aksidentit 18-vjeçari ka dalë nga makina dhe pasi ka bërë disa hapa, është rrëzuar përtokë dhe ka humbur ndjenjat. Momentalisht i riu ai ndodhet në gjendje shoku në spitalin e Traumës bashkë me dy të plagosurit e tjerë.