Presidenti Ilir Meta, priti sot në një takim lamtumire Ambasadorin e Malit të Zi në Shqipëri, z Dušan Mrdović.
Kreu i Shtetit i shprehu mirënjohjen diplomatit malazez deke theksuar se vendi ynë e vlerëson angazhimin euroatlantike të shtetit fqinj duke shtuar se bashkëpunimi i ngushtë mes dy vendeve është hap për forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon.
“Shqipëria vlerëson orientimin euroatlantik të Malit të Zi, si një partner të rëndësishëm, aleat në NATO dhe në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Bashkëpunimi i ngushtë mes dy vendeve tona është i rëndësishëm për forcimin e paqes, stabilitetit dhe orientimit euroatlantik të rajonit”, – u shpreh Meta.