I arrestuar një ditë më parë si një nga autorët e dyshuar të atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoji, Redjan Rraja do të dalë ditën e sotme para Gjykatës së Krimeve të Rënda.
34-vjeçari pritet të njihet me masën e sigurisë, në orën 14:00. Ndaj tij rëndon akuza për veprat penale “vrasje e funksionarëve publikë”, “vrasje e mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”.
Kujtojmë se ai u arrestua dje në Shkodër, në pikën kufitare, në tentativë për t’u larguar drejt Malit të Zi, pasi u zbulua nga gjurmët e gishtërinjve, në mjetin e gjetur nga policia pas atentatit.