Një 21-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke pasi është kapur duke transportuar drogë.
I riu po transportonte një sasi të konsiderueshme droge me motor në ishullin e Korfuzit në momentin që ka rënë në prangat e policisë.
Sipas mediave greke, ai furnizohej sistematikisht me drogë në Shqipëri dhe e sillte në ishullin e Korfuzit pranë Sarandës, ku më pas ia dorëzonte një shqiptari tjetër.