Një 37 vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë në Volos të Greqisë, pasi gjatë gjuetisë është qëlluar me saçmë në kokë.
Shqiptari kishte shkuar bashkë me mikun e tij për gjueti në zonën e Velestino ndërsa goditja ka ndodhur në rrethana të paqarta.
Për pasojë shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet ende, ka marrë lëndime të mëdha kranocerebrale ndërsa është në rrezik për jetën.
“Newsit.gr” shkruan se shqiptari kishte shkuar për gjueti bashkë me shokun e tij, një 45-vjeçar i cili ka qenë edhe autori i plagosjes.