Shirat e rrëmbyer gjatë 24 oreve të fundit ka bërë që Tirana të përfshihet nga kaosi në çdo rrugë të saj.
Që prej orës 06:00 të mëngjesit e deri në orën 10:00 trafik ka pasur edhe në lagje të kryeqytetit dhe në zona ku nuk kishte ndodhur ndonjëherë.
Trafik ka pasur edhe në unazën e madhe në zonën e kopshtit zoologjik, që nuk ka ndodhur asnjëherë.
Situata vazhdon të jetë e rënduar sidomos në rrugët hyrëse të kryeqytetit.