Fevziu dhe oligarkët e Shqipërisë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fevziu dhe oligarkët e Shqipërisë

16:55 | 01/11/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Ermal Mulosmani

“Kush janë oligarkët e Shqipërisë?”- kjo ishte pyetja enigmë që gazetari Blendi Fevziu u drejtonte të ftuarve të tij mbrëmjen e djeshme me këmbëngulje.

“Dua emra konkretë jo kështu në përgjithësi”.

Read more

Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës (Emtri) –

Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –

Këmbimi valutor 5 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve

Sapo e bënte këtë pyetje, fërkonte duart i gëzuar që asnjë nga të ftuarit nuk po jepte përgjigjen e kërkuar.

Kur dikush i tha “Edi Rama”, duke ia sqaruar edhe pse ishte ashtu, prapë Fevzo nuk u kënaq.

Dukej sikur Edi Rama ishte i përjashtuar automatikisht, ishte si të thoje “Zoti”. “E mo lëri këto tani, unë po të them emra konkretë” -, ishte nënteksti i fjalisë së tij.

Lorenci i Madh i Shqipërisë, një qenie sa servile dhe e nënshtruar, aq edhe arrogante e agresive, që thirret si ekspert për krimin, poezinë, dashurinë, ekonominë, oligarkinë, politikën apo edhe gatimin, na bëri të ditur se oligarkët më të mëdhenj ishin Edi Rama, Sali Berisha, Lulzim Basha, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi. Në këtë moment, njëra dorë e Fevzos u bë grusht dhe fërkonte gjithë kënaqësi pëllëmbën e tjetrës, ndërkohë që, një gaz i madh e pushtoi.

Edhe kjo përgjigje po trajtohej si të ishte humor, jo si e vërteta.

Në fakt, Lorenci këtë radhë dha një përgjigje jo fort të gabuar. Këta janë qendra, rreth së cilës vërdalloset oligarkia. Ose kryeoligarkët. Por, këta i dimë ne, tani jemi në kërkim të të tjerëve, pak më të vegjëlve…

Oligark quhet një njeri nga bota e biznesit me shumë influencë në politikë. Ky është koncepti më i gjithëpranuar për oligarkinë. Influenca mund të jetë në legjislacion, emërime në administratë, deri edhe në emërimin e më të madhit, Kryeministrit. Në versionin shqiptar, oligarku që influencon në politikë nuk vjen detyrimisht nga bota e biznesit klasik. Ai mund të vijë edhe nga bota krimit për shembull (çunat problematikë të mirënjohur botërisht), ose nga bota e medias. Pra, të gjithë biznesmenët, kriminelët, gazetarët/pronarët e medias që influencojnë vendimet politike quhen oligarkë.

Kemi oligarkë të krimit, oligarkë të medias dhe oligarkë të biznesit. Më i keqi nga të gjithë është ai që i bën të gjitha këto, pra, është krimineli që financon media, bën biznes dhe merret me politikë. Mundet edhe të jetë deputet, Ministër apo Kryetar Bashkie.

Dhe përveç këtyre, mundet të vijë në studio me kollare  e të japë leksione për oligarkinë! Ky është pasurimi krijues i fjalës oligark në versionin shqiptar.

Pasi ta krijosh identikitin nuk është vështirë të gjesh emrin.

Pushteti i oligarkut është i mirëkuptueshëm për sa kohë nuk e cënon pozitën diellore të kryeoligarkut. Presidenti rus Putin  ka dhënë një intervistë të famshme për raportet e “shtetit” me “oligarkinë”:

“Siç e shoh unë, shteti ka një shkop, të cilin e përdor vetëm një herë. Dhe goditja jepet në kokë”.

Shkopi u përdor me të vërtetë me shpronësimin, arrestimin dhe dëbimin e Mikhail Khodorkovsky-t, Vladimir Gusinsky-t dhe Boris Berezovski-t në fillim të viteve 2000. “Oligarkët” e tjerë u bënë vasalë të shtetit dhe arritën të mbajnë pasurinë e tyre.

Pra, ti sot je oligark, mundet edhe zv/Kryeministër, madje edhe “Kryeministër i Jugut”, jep e merr, vran e kthjell, por një ditë të bukur, ti gdhihesh askushi! Shkopi të ra në kokë Koço! Jo me ashpërsinë e Putinit, sigurisht. Por, Dielli duhet të ndriçojë i plotë, pa re.

“Oligarkët e tjerë e morën mësimin. Kur ky e hodhi Koçon, partnerin e pleqërisë, po ne çfarë na ka” -, thanë me vete Çeti, Salillari, Fusha, Bashkimi, Vilma, Gjoka?!

Një tip me kollare, në studio të Fevzos, tha dje:

“Damian Gjiknuri e anuloi tenderin e Unazës së re kur e mori vesh që fituesi është falsifikator. Si ka mundësi që oligarku u rrëzua”?

Pra, ky tipi me kollare, që ka qenë ministër, biznesmen, është deputet, mendonte se edhe në këtë rast, pra edhe kur u diskredituan para të gjithë shqiptarëve, ata mund ta vazhdonin procedurën, mund t’ia jepnin tenderin oligarkut!

Deri këtu shkon pafytyrësia dhe guximi i tyre!

Por, ajo që dua të theksoj këtu dhe më ndihmon për përgjigjen e pyetjes krysore “Kush janë oligarkët?”, është kjo që do them në vijim.

Nga e kuptoi ish-Ministri që firma falsifikatore ishte oligark?!

Po kjo është fare e qartë. Në tenderin në fjalë nuk kishte konkurencë, asnjë ofertë për be! “Vëllezërit Hysa”, kompania tjetër pjesëmarrëse në tender nuk kishte dorëzuar ofertë fare!

Kishte harruar ;)!

Vazhdojmë më tej Blendi. Çfarë ndodhi me atë segment të Unazës së re që u anullua? Ai tender u ribë, sigurisht, megjithëse fiks një vit me vonesë. Tashmë nuk mundet ta bënin pa konkurencë se mbante erë muhabeti. Ajo çfarë ndodhi ishte që, oferta fituese ishte 14,4 milionë euro ose 4 milionë më pak se oferta e parë e falsifikatorit.

Shmangia e konkurencës dhe ndarja e parave me pushtetin e bën një biznesmen-oligark. Pra, 4 milionë eurot e fituara nga mungesa e garës, logjika minimale ta don që do ndaheshin mes pushtetit dhe oligarkut.

Këtë, avokatët e qeverisë nuk e quajnë vjedhje, e quajnë indicie për vjedhje.

Ky pra është dallimi Fevzo, në tenderat e Oligarkëve nuk ka konkurencë, ato fitohen me çmim limit, prandaj edhe -ministri e di që bëhej fjalë për oligark në rastin e Unazës së re. Prandaj edhe rastet e përmendura në tabelën në fillim të emisionit janë oligarkë! Sepse, eleminojnë konkurencën përmes ndikimit politik.

Dhe një gjë të fundit. Agron Shehaj dhe Ylli Rakipi e zbuluan këtë skandal, i kursyen shtetit 4 milionë euro +2,6 milionë euro si pagesë e garancisë së ofertës nga falsifikatori, e fituar me gjyq nga Drejtoria e Rrugëve. Pra, 6,6 milionë Euro ua kursyen shtetit shqiptar. Mos u gëzua ndonjë njeri nga shteti thua ti?

Policia jep shpërblim për informacionet për kapjen e kriminelëve. Po për informacionet që dëshmojnë kapjen e shtetit kush duhet të japë të tilla?

/Gazeta Express/

Etiketa: Agron Shehajblendi fevziuçunat problematikëErmal MulosmaniFevziu dhe oligarkët e ShqipërisëKush janë oligarkët e Shqipërisë?oligarkëtOligarkiYlli Rakipi

Të Lidhura

Mister në Sarandë! 48-vjeçari grek dërgohet i pajetë në spital dhe braktiset nga shoqëruesit –

Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës (Emtri) –

nga 27
09:48 | 05/06/2026
0

Një person është plagosur me thikë në Sarandë në rrethana të paqarta. Albert Çobani 51 vjeç, është sjellë i plagosur...

Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –

Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –

nga 27
09:22 | 05/06/2026
0

Banoret e një pallati në zonën e Currilas, Durrës, janë zgjuar në panik mëngjesin e sotëm pas rrëshqitjes së dheut...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 5 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

nga 27
09:06 | 05/06/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me...

Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve

Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve

nga 27
08:46 | 05/06/2026
0

Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit të rëndë material dhe social në Europë, sipas të dhënave...

Para
Tërhiqet kandidati për kryebashkiak në Lushnje

Sondazhi: Shqiptarët duan zgjedhje të parakohshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mister në Sarandë! 48-vjeçari grek dërgohet i pajetë në spital dhe braktiset nga shoqëruesit –

Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës (Emtri) –

09:48 | 05/06/2026
Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –

Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –

09:22 | 05/06/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 5 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

09:06 | 05/06/2026
Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve

Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve

08:46 | 05/06/2026
Aksident tragjik në aksin Kardhiq-Delvinë, një viktimë dhe tre të plagosur –

Aksident tragjik në aksin Kardhiq-Delvinë, një viktimë dhe tre të plagosur –

08:34 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës (Emtri) –
  • Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –
  • Këmbimi valutor 5 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve
  • Aksident tragjik në aksin Kardhiq-Delvinë, një viktimë dhe tre të plagosur –
  • Për 100 metra mbikalim, mijëra prindër dhe fëmije duhet të bëjnë kilometra rrugë në Tiranë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës (Emtri) –
  • Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com