Në Kaliforni është lëshuar një alarm i kuq ekstrem (është hera e parë) për shkak të zjarreve të mëdha, duke detyruar më shumë se 200 mijë banorë të evakuohen nga shtëpitë dhe ndërtesat e tyre.
Në Los Angeles janë evakuuar 7000 banesa, zona të tjera të rrezikuara janë Ventura dhe San Bernardino. Flakët janë përhapur edhe nga erërat që kanë arritur shpejtësinë 128km/orë.
Deri tani 15% e zjarreve janë shuar, ndërsa 2 milion banorë janë ende pa energji dhe gaz.
Zjarri, i pagëzuar me emrin Getty Fire, ka djegur deri tani të paktën 161 ha tokë dhe autoritetet lokale kanë vendosur evakuimin e detyruar dhe mbylljen e shkollave pranë muzeut.