Putin” Ngrijeni flamurin e Kosovës ose do të shkoj ta ngre vetë
Rikonfirmimi si kampione e Europës në xhudo, ka qenë shumë më pak fitore krahasuar me atë që arriti të bëjë Majlinda Kelmendi, duke I detyruar autoritetet më të larta ruse të ngrenë fkamurin e Kosovës. Fotoja kur garda e ushtrisë ruse nderoi himnin dhe flamurin e shtetit të Kosovës, bëri xhiron e botës.
Po si ndodhi?
Fillimisht kishte pasur refuzim për të ngritur flamurin kosovar, por siç tregoi trajneri i Majlinda Kelmendit, Dirton Kuka, ishte Putin që dha ultimatumin për t’u ngritur flamuri kosovar. “Kosova Press”, duke cituar Kukën, raporton se Ministria e Jashtme ruse nuk ka qenë aspak pro lejimit të simboleve shtetërore kosovare në këtë kampionat, duke ngjallur edhe reagimin e Putinit. “Putini ka dhënë miratimin e tij për vendosur flamurin e Kosovës, por Ministria e Jashtme e kishte ndaluar këtë”, tha Kuka. “Ngrijeni flamurin e Kosovës ose do të shkoj ta ngre vetë”, ka deklaruar Putin.