Ka rënë në pranga shefi objekteve në Komisariatin nr.1 në Kapshticë, pasi gjatë një operacioni anti-drogë që ka përfshirë pothuajse të gjithë territorin e vendit i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri e tipit kallashnikov në banesë.
Bëhet fjalë për shtetasin Dilaver Kalaja. Burime nga Policia e Tiranës konfirmojnë se Kalaja është ndjekur që nga pika kufitare e Kapshticës, deri në drejtim të banesës së tij.
Operacioni është akoma në vijim dhe pëet të zbardhen detaje të reja rreth aksionit policor.