Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka paralajmëruar se në orën 11:00 do të zhvillojë një konferencë me mediat.
Ndërkohë që nuk bëhen të ditura ende detajet se çfarë do të thotë kreu i PD-së, burime nga brenda selisë blu bëjnë të ditur se do të jetë diçka shumë e rëndësishme.
Ndërkohë së fundmi është përfolur në media se kreu i PD-së ishte për vizitë në SHBA dhe se do të takohej me zyrtarë të rëndësishëm në DASH dhe diskutimi do jetë rreth krizës politike në vend.