Dështimi me negociatat/ Xhixho: Përgjegjës Rama, duhej të vepronte si Zaev në Maqedoni – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dështimi me negociatat/ Xhixho: Përgjegjës Rama, duhej të vepronte si Zaev në Maqedoni

18:09 | 20/10/2019
në Shqiperi
0

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho ka reaguar pas vendimit të Këshillit Europian për mos hapjen e negociatave për Shqipërinë.

E ftuar në një intervistë për televizionin Ora News, Xhixho theksoi se përgjegjësia për dështimin me hapjen e negociatave bie mbi ekzekutivin dhe kryeministrin Rama dhe se ndjen keqardhje kur ka një mungesë përgjegjësie nga ana e tyre.

Më tej Xhixho theksoi se kryeministri dhe qeveria duhet të shihte me realizëm përgjigjen negative të Këshillit Europian dhe pse jo dhe të kishte një reagim si në rastin e Maqedonisë së Veriut, ku Zoran Zaev u shpreh për zgjedhje të parakohshme dhe mori të gjitha përgjegjësitë.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

“Nëse bëjmë një analizë të ftohtë edhe të qartë shohim që në gjithë këtë jo që mori Shqipëria, pa dyshim që ka një përgjegjës dhe kjo bie mbi ekzekutivin,  cili drejton gjithë procesin e integrimit europian.  Dhe këto artikuluan edhe Gjermania, Franca, Hollanda, ku shqetësim shumë të madh kanë krimin e organizuar, kanë korrupsionin. Pra nuk ishte vetëm një vend, sepse në artikulim, dhe të vjen keq kur sheh që nuk ka një marrje të përgjegjësisë nga ana e qeverisë, por një anatemim apo fajësim të vendeve të Bashkimit Europian, të cilat i thanë jo Shqipërisë. Përkundrazi ato thanë disa të vërteta. Thanë disa të vërteta sepse sot nuk ke një Gjykatë të Lartë funksionale, nuk ke një Gjykatë Kushtetuese. Sot je vendi i dytë në Francë për azilkërkues. Dhe pse ndodh kjo? Sepse nuk ka siguri ekonomike, nuk ka siguri publike në vendin e origjinës.

Propaganda e qeverisë shqiptare, e cila pa dyshim e ka një kartë shumë të fortë atë, nuk mund t’i hedhë hi syve disa vendeve të cilat sjellin ekspertë dhe e shohin realisht me ekspertët e tyre progresin e vendeve të cilat aspirojnë  integrimin europian, mbi të gjitha në këtë moment ku Bashkimi Europian ka skepticizmin dhe dyshimet e veta për procesin e zgjerimit të vetë kësaj organizate. Kështu që ne do të ecim me idenë që të fajësojmë vendet anëtare, sepse nuk ishte vetëm Franca, është Hollanda dhe një nga vendet që është shprehur mjaft skeptike, madje ka bërë edhe një mocion për rikthimin e regjimit të vizave me Shqipërinë, ka thënë gjatë gjithë kohës që ke probleme me krimin e organizuar dhe korrupsionin sepse i afekton direkt këto vende. Ke Danimarkën me po të njëjtin shqetësim, ke Spanjën, ke Finlandën po ashtu së fundmi.

Pa dyshim që klasa politike ka përgjegjësi, por përgjegjësia kryesore bie mbi qeverinë dhe mbi kryeministrin Rama, i cili drejton gjithë këtë proces. Dhe nga ana tjetër në qoftë se do të ishim një vend ku sundon shteti i së drejtës dhe ku klasa politike ka maturinë e mjaftueshme për demokracinë dhe për gjithçka tjetër, besoj që të gjithë do të donim që kryeministri jonë të merrte disa përgjegjësi, ta shihte me realizëm JO-në e Këshillit Europian dhe të shtrinte dorën për të avancuar të gjithë reformat. Ose padyshim unë do të prisja edhe një reagim, pse jo, siç e bëri kryeministri Zaev në Maqedoninë e Veriut, i cili mori të gjitha përgjegjësitë për JO-në e Këshillit Europian”, u shpreh Xhixho për Ora Neës.

Etiketa: Erisa XhixhoKëshilli EuropianNënkryetarja e LSI-së

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Macron: Hapjen e negociatave me Shqipërinë e kundërshtuan shumica e vendeve të BE (film)

Macron: Hapjen e negociatave me Shqipërinë e kundërshtuan shumica e vendeve të BE (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ismajli shpallet lojtari i ndeshjes në Itali, dhurojnë “Show” edhe Arbër Hoxha e Myrto Uzuni –

Ismajli shpallet lojtari i ndeshjes në Itali, dhurojnë “Show” edhe Arbër Hoxha e Myrto Uzuni –

11:40 | 06/04/2026
Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit –

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit –

11:27 | 06/04/2026
Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën –

Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën –

11:24 | 06/04/2026
Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën –

Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën –

11:10 | 06/04/2026
Asnjë mandat ndërkombëtar nuk ka për arrestimin e tij, Ergys Agasi shkon shpesh në Surrel –

Asnjë mandat ndërkombëtar nuk ka për arrestimin e tij, Ergys Agasi shkon shpesh në Surrel –

10:35 | 06/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Ismajli shpallet lojtari i ndeshjes në Itali, dhurojnë “Show” edhe Arbër Hoxha e Myrto Uzuni –
  • Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit –
  • Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën –
  • Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën –
  • Asnjë mandat ndërkombëtar nuk ka për arrestimin e tij, Ergys Agasi shkon shpesh në Surrel –
  • Paketa e Maleve, deputetja zbulon prapaskenat: Shpopullim i fshatrave, po varroset bujqësia dhe blegtoria

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ismajli shpallet lojtari i ndeshjes në Itali, dhurojnë “Show” edhe Arbër Hoxha e Myrto Uzuni –
  • Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com