Presidenti Ilir Meta i bëri apel qytetarëve shqiptarë të mos humbasin shpresat, ndërsa i fton vendet skeptike të ndjekin shembullin e Bundestagut gjerman.
Nga qyteti i Kukësit, Meta pohon faktin se ende asgjë nuk ka përfunduar, ndaj duhet durim deri në fjalën e fundit.
“Shpresoj të ketë reflektim për vendim pozitiv. Asgjë nuk ka përfunduar dhe shpresoj të ketë reflektim. Vendet skeptike të ndjekin shembullin e Bundestagut. Të mos humbasin shpresat”-tha mes tjerash Meta.