Ligji për “Korporatën e Investimeve Shqiptare”/ Tabaku: Rama e ktheu Shqipërinë në RRSOSH – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ligji për “Korporatën e Investimeve Shqiptare”/ Tabaku: Rama e ktheu Shqipërinë në RRSOSH

19:59 | 17/10/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Parlamenti miratoi sot me 77 vota pro pas disa orësh diskutime “Korporatën e Investimeve Shqiptare”.

Ndërkohë ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku shprehet se sot Kuvendi i Shqipërisë u kthye në noter, pasi ky ligj  është de fakto shtetëzimi dhe më pas dorëzimi në kadastrën personale të Oligarkëve të çdo prone private apo publike.

Sipas saj, Rama mundi të konvertojë Shqipërinë në Republikën e Rilindur Socialiste të Oligarkëve të Shqipërisë (RRSOSH).

Read more

Qytetari: Prona nuk është kthyer/ Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?!

Prona është kthyer vite më parë, jo nga kjo qeveri! –

Dëgjova një gjë shokuese –

Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –

Reagimi i plotë i Jorida Tabakut:

Sot, Kuvendi i Shqipërisë u kthye në Noter, vulosi përfundimisht ligjin më të rëndësishëm të kësaj qeverie. Pas gjashtë vjetësh luftë të përditshme, qeveria e drejtuar nga Edi Rama mundi të konvertojë Shqipërinë në Republikën e Rilindur Socialiste të Oligarkëve të Shqipërisë (RRSOSH).

Votimi ligjit të Korporatës së Investimeve është de fakto shtetëzimi dhe më pas dorëzimi në kadastrën personale të Oligarkëve të çdo prone private apo publike. Në 30 vjetorin e çlirimit të Shqipërisë nga komunizmi (një tjetër lloj Oligarkie) vendi përfundon në të njëjtën tragjedi.

Në bashkëpunim me ta kryeministri do të menaxhojë gjithçka përmes supërstrukturës së KISH. Tanimë ai ka legjitimuar çdo dashakeqësi të tijën personale ndaj njerëzve apo pasurisë së tyre. De facto pronari i vetëm i Shqipërisë, do të ndajë për të gjithë apo për atë që do-  pronat e bregut në Jug, Veri apo Durrës. Ai është njeriu që do të vendosë për të shpërndarë lejet për “rezortet” oligarkike në pyjet, gërxhet, kodrat dhe malet e Shqipërisë.

Njësoj siç po konverton Tiranën në fillim si kryebashkiak dhe tani përmes marionetës që buzëqesh, do betonizojë Shqipërinë. Pronarët do jenë fundi i kavallit, ligji investimeve strategjike dhe ligji aktual i Kompensimit të Pronave bashkë me KISH do t’ua zhvlerësojnë pushtetin.

Në mungesë të një Gjykate Kushtetuese që e shkatërroi me vetëdije, në mungesë të zgjedhjeve të lira, nën bekimin e të inkriminuarve (që do t’i pasurojë edhe më) Rama do të shndërrohet në kryeministrin absolut.

Shqipëria dhe shqiptarët do të jenë skllevërit e tij dhe të oligarkëve. Ata do të punojnë për të paguar PPP-të, do të taksohen për të betonizuar Shqipërinë.

Vendi do kthehet në një kantier të personalizuar oligarkësh ku do vlejë vetëm dëshira dhe ëndrrat e tyre.

Qeveria do kthehet në një nënkontraktor pronash. Parlamenti do të mbushet nga noter që do të vulosin për llogari të oligarkëve dhe jo ti japin llogari votuesve.

Shqipëria ka nevojë të reagojë dhe shqiptarët duhet të luftojnë me të gjitha mënyrat për të mbrojtur të drejtën legjitime- për të gëzuar  pronën.

Republika e Rilindur Socialiste e Oligarkëve të Shqipërisë duhet të rreshtë përpara se të gllabërojë lirinë që mezi fituam.

Etiketa: “Korporata e Investimeve Shqiptare”Ish-deputetja e PDJorida TabakuKuvendi i ShqipërisëNoterRRSOSH

Të Lidhura

Qytetari: Prona nuk është kthyer/ Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?!

Qytetari: Prona nuk është kthyer/ Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?!

nga 27
18:24 | 05/06/2026
0

Gjatë diskutimit me banorët e Zvërnecit, kryeministri Edi Rama është përplasur me një qytetar, rreth pronësisë së tokës së tij....

Prona është kthyer vite më parë, jo nga kjo qeveri! –

Prona është kthyer vite më parë, jo nga kjo qeveri! –

nga 27
18:14 | 05/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama apo mban një takim me qytetarë në Zvërnec, ku ka deklaruar se do të dëgjojë prej tyre...

Dëgjova një gjë shokuese –

Dëgjova një gjë shokuese –

nga 27
17:58 | 05/06/2026
0

Në seancën e radhës në GJKKO, Ilir Meta përsëriti kërkesën për transmetim live të procesit gjyqësor dhe për daljen e...

Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –

Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –

nga 27
17:40 | 05/06/2026
0

Një autobus i transportit publik në Tiranë është aksidentuar në afërsi të gjykatës së Tiranës ditën e sotme. Nga impakti...

Para
Nëna e Bledar Toçit: Kokainën ma pinte burri për qetësimin e dhimbjes së kokës

Nëna e Bledar Toçit: Kokainën ma pinte burri për qetësimin e dhimbjes së kokës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Qytetari: Prona nuk është kthyer/ Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?!

Qytetari: Prona nuk është kthyer/ Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?!

18:24 | 05/06/2026
Prona është kthyer vite më parë, jo nga kjo qeveri! –

Prona është kthyer vite më parë, jo nga kjo qeveri! –

18:14 | 05/06/2026
Dëgjova një gjë shokuese –

Dëgjova një gjë shokuese –

17:58 | 05/06/2026
Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –

Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –

17:40 | 05/06/2026
Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

15:29 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Qytetari: Prona nuk është kthyer/ Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?!
  • Prona është kthyer vite më parë, jo nga kjo qeveri! –
  • Dëgjova një gjë shokuese –
  • Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –
  • Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –
  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Qytetari: Prona nuk është kthyer/ Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?!
  • Prona është kthyer vite më parë, jo nga kjo qeveri! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com