Një ngjarë e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Novi Pazar në Serbi.
Djali i një biznesmeni të njohur, Amin Starcanin është qëlluar me breshëri plumbash dhe për pasojë ka mbetur i plagosur.
I riu i plagosur është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm Novi Pazar, por nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.
Autori i ngjarjes u largua menjëherë pas të shtënave, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij.
Mediat lokale serbe raportojnë se i plagosuri është me profesion boksier dhe autor i plagosjes dyshohet se është kikboksieri, Emir Hadzimujovic.