Policia Kufitare e Bosnje Hercegovinës ka arrestuar dy shtetas shqiptarë në aeroportin e Sarajevës, pasi po tentonin të kalonin pikën e kontrollit me karta identiteti të falsifikuara si të ishin shtetas italianë.
Pas një kontrolli në bagazhet e tyre u zbuluan dokumente origjinale, të cilat përcaktonin se bëhej fjalë për shtetas shqiptar.
Prokurori i Prokurorisë Kantonale, në Sarajevë ishte informuar për të gjitha dyshimet dhe tashmë shqiptarët akuzohen për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve të identifikimit.