Dy persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore ka rënë sot të prangat e policisë greke pasi dyshohen të jenë autorë të shtatë grabitjeve me armë.
Mësohet se të arrestuarit janë një grek dhe një shqiptar. Arrestimi i tyre është kryer në kushtet e flagrancës pasi ata në bashkëpunim mes tyre po përgatiteshin për një aksion tjetër grabitje, në një qendër tregtare në Alimos.
Grabitësit dyshohet se kanë realizuar me sukses të paktën shtatë grabitje në zyra postare, farmaci, supermarkete, qendra tregtare, përfshirë edhe një bankë në prill të vitit 2018.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy pistoleta, një paruke dhe dy palë doreza, sende këto, të cilat përdoreshin nga të arrestuarit në aksionet grabitjes.