Meta dekoron me titullin “Naim Frashëri” dy personalitete kineze – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Meta dekoron me titullin “Naim Frashëri” dy personalitete kineze

13:58 | 12/10/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Presidenti Ilir Meta, dekoroi me titullin “Naim Frashëri” dy personalitete të shquara kineze, dy albanologë, Profesorin Zheng Enbo dhe gazetarin Wang Hongqi, gjatë një ceremonie solemne të zhvilluar në Presidencë.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast, Presidenti Meta u shpreh:
“Është kënaqësinë e veçantë të nderoj sot me titullin “Naim Frashëri” dy personalitete të shquara kineze, dy albanologë, Profesorin Zheng Enbo dhe gazetarin Wang Hongqi.

Këto dekorime marrin një vlerë më të madhe, sepse bëhen në kuadër të 70-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Popullore të Kinës, marrëdhënie që kanë qenë tradicionalisht të forta.

Read more

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

Jam i bindur që aktivitete si nderimi reciprok i figurave më të spikatura me kontribute të shënuara në bashkëpunimin shqiptaro-kinez do të vazhdojnë të ruajnë dhe thellojnë më tej marrëdhëniet tona miqësore tradicionale midis dy vendeve dhe popujve tanë, do të nxisin shkëmbimet ndërshtetërore, ekonomike, kulturore e njerëzore mes dy popujve, duke ju shërbyer interesave të përbashkëta të dy vendeve tona.

Kontributi i dy personaliteteve të shquara kineze që nderojmë sot, në forcimin e marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve dhe dy popujve tanë është shumë i madh.

Profesor Zheng Enbo është një albanolog, përkthyes dhe studiues i letërsisë shqipe. Gjatë karrierës së tij të gjatë ai ka botuar qindra reportazhe letrare dhe artikuj mbi Shqipërinë dhe më tej është marrë me studimin e letërsisë shqiptare pranë Akademisë së Shkencave Shoqërore të Kinës.

Edhe në vazhdimësi profesor Enbo ka vazhduar të punojë pareshtur për përhapjen e kulturës dhe letërsisë shqiptare në Kinë.

Dëshiroj të përmend vetëm disa nga botimet kryesore të profesorit si “Historia e letërsisë shqiptare”, “Ndjenjat e mia për Shqipërinë”, “Antologjia e poezisë klasike shqipe” etj. Ndërkohë që përkthimet e profesorit përfshijnë vepra të korifejve të letërsisë shqipe Dritëro Agolli e Ismail Kadare si “Nënë Shqipëri”, “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, “Njeriu me top”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Prilli i thyer”, etj.

Profesor Enbos i jemi mirënjohës edhe për shkrimin e 87 teksteve për shkrimtarët tanë dhe për letërsinë shqipe në “Enciklopedinë e letërsisë botërore të shekullit të XX” të botuar në vitin 1998 në Kinë. Shkrimtarët tanë si Andon Zako Çajupi, Ndre Mjeda, Migjeni, Fan Noli, Petro Marko, Lasgush Poradeci, Gaqo Bushaka, Ismail Kadare e shumë të tjerë janë të pranishëm në këtë Enciklopedi falë punës së jashtëzakonshme të profesorit.

Njëkohësisht, edhe z. Hongqi, që nderojmë sot, ka një kontribut të veçantë si gazetar, si albanolog dhe studiues i lartë i çështjeve shqiptare, me një karrierë të gjatë rreth 22-vjeçare si gazetar i agjencisë ‘Xinhua’ në Tiranë.

Veprat e tij “Jeta ime në vendin e Shqiponjës” apo “Rruga e rilindjes së Shqipërisë” përshkruajnë historinë dhe gjendjen shoqërore prej gati gjysmë shekulli të Shqipërisë duke zbuluar të vërteta të panjohura në marrëdhëniet kino-shqiptare të asaj periudhe. Z. Honqi është një nga kontribuuesit e rëndësishëm të ruajtjes së urave të miqësisë midis Shqipërisë dhe Kinës.

Ndërkohë që dëshiroj ta falënderoj z. Hongqi për një vepër shumë të rëndësishme që do të dali së shpejti “Biografia për dhjetë shqiptarë të shquar” ku ka përfshirë personalitete të kombit tonë nga Skënderbeu tek Nënë Tereza.

Unë uroj që të dy studiuesit që nderojmë sot të vazhdojë edhe për shumë vite të tjera të japin kontributin e tyre të shquar në njohjen e popullit shqiptar dhe historisë së tij në Kinë, veçanërisht në brezat e rinj kinezë, si dhe për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve dhe popujve tanë. Ju faleminderit!”

Etiketa: dy albanologëgazetari Wang HongqiPresidenti Ilir MetaProfesorin Zheng Enbotitulli “Naim Frashëri”

Të Lidhura

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

nga 27
21:29 | 02/06/2026
0

Pallati i Kongreseve do të transformohet sipas projektit fitues të konkursit ndërkombëtar, i cili parashikon edhe ndërtimin e një kulle...

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

nga 27
20:41 | 02/06/2026
0

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Laç–Patok, duke i marrë jetën një 37-vjeçari dhe duke çuar në arrestimin e...

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

nga 27
19:22 | 02/06/2026
0

Sot po mbahet dita e tretë e protestës për Zvërnecin. Qytetarët janë mbledhur përpara Kryeministrisë, të cilët kanë mbajtur fjalime...

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

nga 27
19:08 | 02/06/2026
0

Kryetari i Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me kundërshtimet dhe protestat e organizuara ndaj...

Para
As Jugosllavia dhe as Rama, nuk rilindin dot

As Jugosllavia dhe as Rama, nuk rilindin dot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

21:29 | 02/06/2026
Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

20:41 | 02/06/2026
Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

19:22 | 02/06/2026
Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

19:08 | 02/06/2026
Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

17:42 | 02/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –
  • Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok
  • Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –
  • Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –
  • Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –
  • Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –
  • Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com