10 persona, mes tyre shqiptarë dhe italianë kanë përfunduar në prangat e policisë italiane mëngjesin e sotëm pasi akuzohen të jenë pjesë e një bande grabitësish.
Autoritetet italiane kanë zbuluar se ata janë përgjegjës të rreth 17 grabitjeve të ndodhura në provincën e Torinos, në Biella, në Novara e Perugia.
Mësohet se gjatë orëve të vona të natës, të armatosur me thika e zinxhirë, ata hynin në vila e banesa duke ushtruar dhunë fizike ndaj pronarëve.
Ndër objektet e grabitura janë orë të shtrenjta, flori, para kesh, autovetura, pajisje elektroshtëpiake dhe veshje.