Talenti 19-vjeçar, Marash Kumbulla vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Veronës!
Pasi neutralizoi Piontek dhe Ronaldon, shqiptari tashmë ka arritur të gjejë edhe rrugën e rrjetës, duke u shndërruar në një protagonist absolut te skuadra e tij.
Në minutën e 9-të, pas një ekzekutimi nga këndi, shqiptari ka kërcyer më shumë nga të gjithë duke realizuar një supergol me kokë. Verona udhëheq 1-0 ndaj Sampdorias!