Një burrë rreth të 60-ve ka rënë nga ballkoni i katit të 7 në Fier duke gjetur vdekjen. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen “Konferenca e Pezës” të qytetit të Fierit.
Sipas të dhënave paraprake shtetasi i identifikuar si shtetasi Siri Runaj ka rënë nga ballkoni i shtëpisë së tij dhe dyshohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht.
Në vend ka shkuar policia e cila ka kryer veprimet hetimore dhe ka transportuar trupin e pajetë në morgun e spitalit të Fierit.