Tabaku: Komisioni i Venecias e mendon njësoj si opozita çështjen e pronave – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tabaku: Komisioni i Venecias e mendon njësoj si opozita çështjen e pronave

12:43 | 04/10/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Ish-deputetja Jorida Tabaku deklaroi se edhe Komisioni i Venecias ndan të njëjtin opinion si opozita, që çdo ligj për pronën i kësaj qeverie është kundër pronarëve dhe në shkelje të të drejtave të njeriut.

Në një dalje për mediat, Tabaku tha se kur Partia Demokratike të vijë në qeveri do të pezullojë të gjitha ligjet anti-kushtetuese, që sipas saj, u mohojnë të drejtën e pronës pronarëve të vërtetë.

Deklarata e Partisë Demokratike

Read more

Të rnjtë nuk krijojnë dot familje për shkat të pasigurisë ekonomike –

“Fol me etikë”/ Ballës dhe këshilltares së Ramës i del grupi parlamentar nga kontrolli, zbardhen mesazhet “sekrete” –

Të bindë Perëndimin se ai është Shqipëria! –

GJKKO kërkon pushimin e çështjes për kryebashkiakun Hajdari, revoltohet Maliqi: Sistem i korruptuar! –

Që nga viti 2013 Qeveria e Edi Ramës ka miratuar disa ligje për pronën, të cilat kanë një qëllim të vetëm: zaptimin e pronës private dhe publike dhe tranferimin e saj tek disa klientë të Edi Ramës.

Çdo ligj për pronën i kësaj qeverie është kundër pronarëve dhe në shkelje të të drejtave të njeriut.

Në këtë përfundim ka dalë edhe Komisioni i Venezias, i cili ndan të njëjtin opinion si opozita, Presidenti dhe shoqatat e pronarëve se qeveria shqiptare, me të padrejtë, u heq mundësinë e kompensimit fizik pronarëve, duke i përdorur këto toka për interesat grabitqarë të disa oligarkëve, pa u dhënë pronarëve të vërtetë mundësinë e gëzimit të pronës.

Komisioni i Venecias ka dalë në përfundimin se edhe ligji i ri për “Tokën”, është në kundërshti me të drejtat e njeriut dhe nuk merr parasysh të drejtat e sanksionuara në konventat ndërkombëtare të njeriut.

Ashtu si çdo ligj tjetër që kanë hartuar për pronën, gjithë paketës ligjore i mungon qartësia, – thotë Venecia,- i mungon saktësia dhe, ç’është më e rëndëisshme, ka një fuqi shumë të gjerë rregulluese të Këshillit të Ministrave, ka mungesë të hapave procedurialë dhe afate të caktuara qartë.

Me këtë paragraf Komisioni Venecias përmbledh shumë qartë çdo gjë që ka bërë qeveria për pronën: ka shkelur kushtetutën, ka zaptuar pronën private dhe publike, ka marrë kompetenca që nuk i takojnë, duke ndarë prona private dhe publike me Korporatën e investimeve.

Me vetëdijen se gjatë qeverisjes sonë nuk I dhamë zgjidhje çështjes së pronës, Partia Demokratike e ka njohur Komisionin e Venezias me një plan të ri të opozitës për të zgjidhur problemin e pronave.

Partia Demokratike në qeveri do të pezullojë të gjitha ligjet anti-kushtetuese, që mohojnë të drejtën e pronës si Ligji Investimeve Strategjike, Ligji për Kompensimin e Pronës të vitit 2015, Ligjin e Kadastrës dhe ligjet e tjera në lidhje me pronën.

Partia Demokratike në qeveri do të krijojë një bazë të dhënash me të gjitha pronat publike që sot jepen për 1 euro, por në vend që t’u jepen pronarëve, shfrytëzohen nga oligarkët.

Me besimin se pa gëzuar pronën, nuk mund të gezojmë liri të vërtetë, Partia Demokratike do të bëjë të mundur që të drejtën e pronës ta gëzojnë pronarët e vërtetë, jo miqtë dhe klientët e kryeministrit, siç po ndodh me qeverinë e Edi Ramës.

Këto janë bazat mbi të cilat Partia Demokratike do të miratojë një paketë të plotë ligjore që respekton pronarët dhe trajton me drejtësi çështjet e pronave, kthimin apo kompensimin fizik të tyre.

Etiketa: Ish-deputetja Jorida TabakuKomisioni i VeneciasPartia DemokratikeQeveria e Edi Ramëszaptimi i pronës private

Të Lidhura

Të rnjtë nuk krijojnë dot familje për shkat të pasigurisë ekonomike –

Të rnjtë nuk krijojnë dot familje për shkat të pasigurisë ekonomike –

nga 27
13:09 | 09/06/2026
0

Këngëtarja dhe moderatorja, Enxhi Nasufi i është përgjigjur publikisht kryeministrit Edi Rama pas sulmeve të vazhdueshme ndaj protestuesve për shkak...

“Fol me etikë”/ Ballës dhe këshilltares së Ramës i del grupi parlamentar nga kontrolli, zbardhen mesazhet “sekrete” –

“Fol me etikë”/ Ballës dhe këshilltares së Ramës i del grupi parlamentar nga kontrolli, zbardhen mesazhet “sekrete” –

nga 27
12:38 | 09/06/2026
0

Publikimi i një dokumenti udhëzues drejtuar deputetëve të PS-së, në një kohë që Edi Rama po përballet me protesta, ka...

Të bindë Perëndimin se ai është Shqipëria! –

Të bindë Perëndimin se ai është Shqipëria! –

nga 27
12:16 | 09/06/2026
0

Fron Nahzi – Euractiv Protestat në Shqipëri – të quajtura “ Revolucioni i Flamingos” – mund të kenë tërhequr vëmendjen ndërkombëtare,...

GJKKO kërkon pushimin e çështjes për kryebashkiakun Hajdari, revoltohet Maliqi: Sistem i korruptuar! –

GJKKO kërkon pushimin e çështjes për kryebashkiakun Hajdari, revoltohet Maliqi: Sistem i korruptuar! –

nga 27
12:08 | 09/06/2026
0

GJKKO kërkon pushimin e çështjes në lidhje me denoncimin e PD-së, për kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari, sa i takon...

Para
Kapen 1.8 tonë drogë në Turqi, po transportoheshin me dy furgonë me targa shqiptare

Kapen 1.8 tonë drogë në Turqi, po transportoheshin me dy furgonë me targa shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Të rnjtë nuk krijojnë dot familje për shkat të pasigurisë ekonomike –

Të rnjtë nuk krijojnë dot familje për shkat të pasigurisë ekonomike –

13:09 | 09/06/2026
“Fol me etikë”/ Ballës dhe këshilltares së Ramës i del grupi parlamentar nga kontrolli, zbardhen mesazhet “sekrete” –

“Fol me etikë”/ Ballës dhe këshilltares së Ramës i del grupi parlamentar nga kontrolli, zbardhen mesazhet “sekrete” –

12:38 | 09/06/2026
Të bindë Perëndimin se ai është Shqipëria! –

Të bindë Perëndimin se ai është Shqipëria! –

12:16 | 09/06/2026
GJKKO kërkon pushimin e çështjes për kryebashkiakun Hajdari, revoltohet Maliqi: Sistem i korruptuar! –

GJKKO kërkon pushimin e çështjes për kryebashkiakun Hajdari, revoltohet Maliqi: Sistem i korruptuar! –

12:08 | 09/06/2026
Masa më të rrepta për ruajtjen e sekretit të tezës dhe publikim më i shpejtë i listës –

Matura Shtetërore, rreth 20 minuta pas nisjes publikohet teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë –

11:50 | 09/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Të rnjtë nuk krijojnë dot familje për shkat të pasigurisë ekonomike –
  • “Fol me etikë”/ Ballës dhe këshilltares së Ramës i del grupi parlamentar nga kontrolli, zbardhen mesazhet “sekrete” –
  • Të bindë Perëndimin se ai është Shqipëria! –
  • GJKKO kërkon pushimin e çështjes për kryebashkiakun Hajdari, revoltohet Maliqi: Sistem i korruptuar! –
  • Matura Shtetërore, rreth 20 minuta pas nisjes publikohet teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë –
  • Bien pretendimet e Ramës, si po i përqafojnë edhe turistët e huaj protestat në Shqipëri –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Të rnjtë nuk krijojnë dot familje për shkat të pasigurisë ekonomike –
  • “Fol me etikë”/ Ballës dhe këshilltares së Ramës i del grupi parlamentar nga kontrolli, zbardhen mesazhet “sekrete” –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com