Partizani padron i derbit, mposht Tiranën me rezultatin 2-1 (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Partizani padron i derbit, mposht Tiranën me rezultatin 2-1 (film)

20:03 | 29/09/2019
në Kryesore, Sport
0

Vazhdon mallkimi i derbit për Tiranën. Skuadra e Ardian Memës është mposhtur nga Partizanin me rezultatin 1-2, teksa makthi do të vazhdojë.

Një përballje emocionuese që nisi me përplasjen e dy tifozerive, ndërkohë që bardheblutë u shfaqën më kërkues në minutat e para. Teksa Tirana kërkonte golin e avantazhit, ishte braziliani Melo, i cili pas një gafe të mbrojtëseve bardheblu, nuk fali duke cacur peshë zemrat e tifozëve të kuq. Partizani nuk u mjaftua me një gol, teksa 5 minuta më vonë, realizoi të dytin me Solomon, i cili goditi saktë më kokë, duke tronditur skuadrën e Memës.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e 2 golave të skuadrës së Lerdës, ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, bardheblutë kërkuan me çdo kusht golin, për të rihapur sfidën. Duhet të shkonte minuta e 79-të që Hasani të ngushtonte diferencën, por vetëm kaq, pasi ishin të kuqtë e Partizanit ata që festuan triumfin e radhës në derbi, duke u bërë padron i kryeqytetit.

Read more

Superiore/Vllaznia ka njohur vetëm fitore, Edi Martini shpallet trajneri i muajit janar –

Grabitet banesa e këngëtares dhe opinionistes së “BBVK”, Leonora Jakupit –

E kam dashur dhe vazhdoj ta dua Metën, por bashkëjetesa me të është e pamundur –

Supervizion fiktiv dhe korrupsion, infrastruktura publike si mekanizëm grabitje i “Rilindjes” –

TIRANA-PARTIZANI 1-2

Hasani 79′ / Melo 28′ , Solomon 34′ 

KOMENTI LIVE: 

Përfundon takimi! 

90′ Akordohen 5 minuta shtesë!

87’ Halili shpërthen bukur nga e majta  duke nisur një pasim të rrezikshëm drejt qendrës, por Boldor arrin të devijojë topin duke larguar rrezikun.

86′ Zëvendësim i tretë te Tirana, largohet Kristi Vangjeli në lojë sulmuesi Muçi!

84′ Romero ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Bathës!

81′ Zëvendësim te Partizani, largohet nga fusha Lorenc Trashi në vendin e tij, Esin Hakaj.

79′ GOOOOL TIRANA 1-2/ Rihapet sfida, Edon Hasani gjen rrugën e rrjetës! Shpërthen festa në tribunën bardheblu! Pas një harkimi nga këndi, Vangjeli devijon me kokë, topi shkon te Hasani, i cili shtyn sferën drejt rrjetës, duke rikthyer në lojë Tiranën! 

74’ Ndërpritet për disa momente ndeshja pasi tifozët e Tiranës hedhin flakadanë në fushë duke ndalur takimin.

73′ Zëvendësim edhe te Tirana, largohet Kale, në lojë Grent Halili.

73′ Tjetër zëvendësim te Partizani, largohet Melo në lojë Boldor.

71′ Shpërdorojnë sërish bardheblutë me Kale, i cili nuk shënon nga shumë pranë vijës fatale!

70′ Solomon provon të surprizojë me një parabol, por kupton gjithçka portieri Lika!

68′ Shans i shkëlqyer i Tiranës me Kobina, i cili nuk arrin të gjuajë pasi shmang mjaft bukur 2 kundërshtarë!

62′ Zëvendësim te Partizani, largohet Asani në fushë Telushi. Futbollisti i kuq nuk e pret mirë zëvendësimin duke u larguar i mërzitur nga fusha!

59′ Melo provon me një goditje nga distanca, topi shkon jashtë kuadratit.

53’ Lëvizja e parë e Memës në lojë Celhaka, jashtë saj Torasa.

50′ Broja ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.

49′ Pranë golit të tretë Partizani, me anë të Brojës, i cili godet me të majtën brenda zonës, topi ndalet nga Lika.

46’ Menjëherë karton i verdhë për Torasën pas një faulli kundër Melos.

46’ Nis pjesa e dytë pa ndryshime në radhët e të dy skuadrave.

DEKLARATAT NË FUNDIN E PJESËS SË PARË: 

Hasani-“Nisëm shumë mirë, administruam lojën. Gabimet individuale na kushtuan. Shpresoj të shënojmë një gol në të dytë të hapim ndeshjen”.

Trashi- “E nisëm shumë keq kampionatin, me një humbje sot do të shkonim shumë më keq. Do të konsultohem me doktarta dhe do të shoh nëse luaj dot në pjesën e dytë”.

Përfundon pjesa e parë! 

45+5′ Tirana e mbyll në sulm pjesën e parë! Kale provon të shërbejë në zonë, por largon Belica.

45+3′ Në panik mbrojtja e Tiranës, Osmani kthen topin mbrapa te Lika, i cili për pak sa nuk iu dhuron golin e tretë të kuqve.

45′ Akordohen 5 minuta shtesë!

43′ Edon Hasani provon me një pasim në zonë, por kontrollon gjithçka portieri Alban Hoxha.

38′ Momente tenstioni, Ngo përplaset me Romeron, nuk mungojnë as sendet e hedhura në fushë nga ana e tifozëve të Tiranës!

34′ GOOOOL PARTIZANI 0-2/ Tjetër gol në “Selman Stërmasi”! Fantastik Solomon, i cili realizon mjaft bukur me kokë pas një harkimi fantastik të Malës! 


28′ GOOOOL PARTIZANI 0-1/  Melo kalon në avantazh të kuqtë, pas një gafe në mbrojtjen e Tiranës, braziliani nuk ka falur, duke e dërguar topin në rrjetën e portës të mbrojtur nga Lika! 

25′ Tirana provon të niset me Majkëll Ngo, por sulmuesi zihet në pozicion jashtë loje!

21′ Tjetër mundësi shënimi për bardheblutë! Pas krosimit nga këndi, Hoxha gabon në dalje, topi shkon te Batha, i cili nga brenda zonës, provon me një gjuajtje, por mbi traversë!

20′ Hoxhallari provon të harkojë një top të rrezikshëm në zonë, topi devijohet në këndore.

18′ Ndalet për disa minuta loja pas dëmtimit të Lorenc Trashi, i cili u detyrua të marrë ndihmën mjekësore në fushë!

16′ Minuta mjaft të mira për bardheblutë! Kobina kroson nga e djathta, por nuk arrin asnjë nga futbollistët e Tiranës të godasë me kokë.

14′ Mundësi e shkëlqyer për bardheblutë! Hoxhallari kroson nga e majta, Bitri nuk largon siç duhet, topi shkon te Kale, i cili provon me një gjuajtje brenda brenda zonës, por ndërhyn mjaft mirë portieri Alban Hoxha, që i mohon golin bardhebluve.

10′ Aksion mjaft i mirë i Tiranës, Hoxhallari kroson për Kalenë, i cili provon me të majtën nga brenda zonës, por topi shkon jashtë kuadratit.

7′ Lojë e hapur në këto minuta të para, të 2 skuadrat kërkojnë t’i afrohen portës, duke ndërtuar aksione të shumta.

3’ Çinari mundohet të niset në kundërsulm në krahun e djathtë, futbollisti i afrohet zonës dukem gjuajtur në ecje e sipër,  gardiani Lika kontrollon në dy kohë.

2’ Harkimi i parë nga e djathta i Kërçikut, topi përfundon në duart e Alban Hoxhës, i cili del dhe kontrollon qetësisht.

1′ Atmosferë elektrizuese, ka startuar derbi i kryeqytetit!

Etiketa: derbi i kryeqaytetitMeloPartizaniSolomonTirana

Të Lidhura

Superiore/Vllaznia ka njohur vetëm fitore, Edi Martini shpallet trajneri i muajit janar –

Superiore/Vllaznia ka njohur vetëm fitore, Edi Martini shpallet trajneri i muajit janar –

nga 27
15:25 | 06/02/2026
0

Drejtoria Teknike e FSHF-së ka përzgjedhur trajnerin e Vllaznisë, Edi Martini, si trajnerin më të mirë të muajit janar në...

Grabitet banesa e këngëtares dhe opinionistes së “BBVK”, Leonora Jakupit –

Grabitet banesa e këngëtares dhe opinionistes së “BBVK”, Leonora Jakupit –

nga 27
15:01 | 06/02/2026
0

Këngëtarja e njohur dhe opinionistja aktuale e Big Brother VIP Kosova 4, Leonora Jakupi, ka përjetuar një situatë të pakëndshme...

E kam dashur dhe vazhdoj ta dua Metën, por bashkëjetesa me të është e pamundur –

E kam dashur dhe vazhdoj ta dua Metën, por bashkëjetesa me të është e pamundur –

nga 27
14:29 | 06/02/2026
0

Monika Kryemadhi ishte e ftuar në e misionin “Breaking”, ku foli edhe për dashurinë me Ilir Metën. Ajo u ndal...

Supervizion fiktiv dhe korrupsion, infrastruktura publike si mekanizëm grabitje i “Rilindjes” –

Supervizion fiktiv dhe korrupsion, infrastruktura publike si mekanizëm grabitje i “Rilindjes” –

nga 27
14:21 | 06/02/2026
0

Shembjet e përsëritura të rrugëve, tuneleve dhe veprave të tjera infrastrukturore, të ndërtuara me kosto shumë të larta nga fondet...

Para
Përgjaket derbi i kryeqytetit, tifozeritë përplasen me njëra-tjetrën (film)

Përgjaket derbi i kryeqytetit, tifozeritë përplasen me njëra-tjetrën (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Superiore/Vllaznia ka njohur vetëm fitore, Edi Martini shpallet trajneri i muajit janar –

Superiore/Vllaznia ka njohur vetëm fitore, Edi Martini shpallet trajneri i muajit janar –

15:25 | 06/02/2026
Grabitet banesa e këngëtares dhe opinionistes së “BBVK”, Leonora Jakupit –

Grabitet banesa e këngëtares dhe opinionistes së “BBVK”, Leonora Jakupit –

15:01 | 06/02/2026
E kam dashur dhe vazhdoj ta dua Metën, por bashkëjetesa me të është e pamundur –

E kam dashur dhe vazhdoj ta dua Metën, por bashkëjetesa me të është e pamundur –

14:29 | 06/02/2026
Supervizion fiktiv dhe korrupsion, infrastruktura publike si mekanizëm grabitje i “Rilindjes” –

Supervizion fiktiv dhe korrupsion, infrastruktura publike si mekanizëm grabitje i “Rilindjes” –

14:21 | 06/02/2026
Kërkuan faturat, por doli firma e Lul Bashës! –

Kërkuan faturat, por doli se e ka blerë Lul Basha! –

13:57 | 06/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Superiore/Vllaznia ka njohur vetëm fitore, Edi Martini shpallet trajneri i muajit janar –
  • Grabitet banesa e këngëtares dhe opinionistes së “BBVK”, Leonora Jakupit –
  • E kam dashur dhe vazhdoj ta dua Metën, por bashkëjetesa me të është e pamundur –
  • Supervizion fiktiv dhe korrupsion, infrastruktura publike si mekanizëm grabitje i “Rilindjes” –
  • Kërkuan faturat, por doli se e ka blerë Lul Basha! –
  • Kërkuan faturat, por doli firma e Lul Bashës! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Superiore/Vllaznia ka njohur vetëm fitore, Edi Martini shpallet trajneri i muajit janar –
  • Grabitet banesa e këngëtares dhe opinionistes së “BBVK”, Leonora Jakupit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com